Aktualitet

Rotacion në prefekturën e Beratit, Rama rikthen në detyrë Valbona Zylyftari, lirohet Dafa

22 Maj 2019, 16:25 Nga DOSJA
Rotacion në prefekturën e Beratit, Rama rikthen në detyrë

BERAT– Këshilli i Ministrave vendosi ditën e sotme për lirimin nga detyra të prefektit të Beratit dhe emërimin e zëvëndësit të tij. 

Nga detyra është liruar Harilla Dafa, i cili zëvendësoi në këtë post Valbona Zylyftari. Ndërsa sot kjo e fundit u rikthye në detyrë, pasi u shkarkuar nga Rama në maj të 2017.

Në VKM-të e publikuara ditën e sotme nuk jepet ende asnjë arsye për lëvizjet e kryera në prefekturën e Beratit.

Zylyftari u emërua në maj të vitit 2017, por u shkarkua vetëm pak muaj më pas, më nëntor nga kryeministri Edi Rama. Në të njëjtën ditë me të u shkarkuan në bllok prefektët e të 12 qarqeve.

Valbona Zylyftari nuk është një emër i panjohur për PS-në, pasi më herët ajo ka mbajtur postin e kryesocialistes së Beratit.

V E N D I MI:

PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË BERATIT

Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Harilla Dafa, prefekt i Qarkut të Beratit, lirohet nga kjo detyrë.

2. Znj. Valbona Zylyftari emërohet prefekt i Qarkut të Beratit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet harilla dafa prefektura e beratit valbona zylyftari vkm 22 maj 2019 harilla dafa prefektura e beratit valbona zylyftari vkm 22 maj 2019

Sondazh

Poll