Politike

‘I kemi bërë detyrat e shtëpisë…’/ Kryediplomatja Xhaçka pret ministrin gjerman, Roth: Iu mbështesim në

28 Maj 2021, 08:53 Nga DOSJA
‘I kemi bërë detyrat e shtëpisë…’/

TIRANË– Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, priti sot në një takim ministrin gjerman të Shtetit për Evropën në Ministrinë e Jashtme federale, Michael Roth, i cili po zhvillon një vizitë dy-ditore në Shqipëri.

Ministrja Xhaçka nënvizoi se vizita e Ministrit Roth është një tjetër sinjal i qartë i angazhimit të Gjermanisë në mbështetje të proceseve integruese në Ballkanin Perëndimor. Ajo vlerësoi qëndrimin dhe angazhimin e Berlinit zyrtar, jovetëm gjatë presidencës së BE-së, por edhe më pas, për arritjen e një konsensusi në gjirin e BE-së mbi miratimin sa më të shpejtë të Kuadrit Negociues dhe zhvillimin e Konferencës së parë Ndërqeveritare.

“Ne kemi bërë detyrat e shtëpisë. Gjërat po lëvizin në drejtimin e duhur, edhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Nëse shikoni se sa punë është bërë që nga vendimi i Këshillit të Marsit 2020, pavarësisht nga fakti se 15 muajt e fundit kanë qenë ndër më të vështirat në historinë tonë, ju e kuptoni se sa të përkushtuar dhe të përgjegjshëm jemi ndaj procesit të integrimit,”- tha ministrja Xhaçka gjatë takimit dy palësh.

Ndërkohë që ministri Roth ritheksoi edhe njëherë qëndrimin e Gjermanisë në mbështetje të mbajtjes së Konferencave të para Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut brenda presidencës portugeze të BE-së.  Ai konfirmoi se Gjermania së bashku me vende të tjera partnere të BE-së janë angazhuar fuqimisht për të sheshuar sa më shpejt të gjitha mosmarrëveshjet ekzistuese midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë për të arritur objektivin e caktuar.

Roth ndodhet në Shqipëri për një vizitë dy-ditore, ku edhe do të takojë zyrtarë të lartë të vendit, ndërkohë që dje zhvilloi një konferencë për shtyp kryeministrin Edi Rama. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike michael roth michael roth ne tirane olta xhacka michael roth michael roth ne tirane olta xhacka

Sondazh

Poll