Politike

Pas Olsian Çelës/ Kreu i SPAK raporton në KLP, ankesa për kushtet: Deri në janar 2021 punuan në zyra provizore. 2-3 hetues

28 Maj 2021, 08:15 Nga DOSJA
Pas Olsian Çelës/ Kreu i SPAK raporton në KLP, ankesa për

TIRANË– Kreu i Prokurorisë së Posaçme, SPAK, Arben Kraja raportoi sot para Këshillit të Lartë të Prokurorisë arritjet e SPAK përgjatë vitit 2020. Kraja tha se SPAK ka patur probleme me pagat dhe me organizimin e brendshëm ndërsa shtoi se institucioni tashmë është vendosur në zyrat e Ish-Prokurorisë për Krimet e Rënda.


Raportimi i Arben Krajës:

Gjatë vitit 2020 janë organizuar procedura të konkurimit. Është arritur që të emërohen 12 punonjës të rinj. 3 janë lëvizje paralele. Të gjitha procedurat kanë qenë transparente. Gjatë vitit 2020 kemi pasur mundësinë të marrim punonjës të përkohshëm. Kemi filluar aktivitetin të vendosur në objektin e Prokurorisë për Krimet e Rënda. Në momentin që kemi filluar punë jemi njohur me një fakt që qeveris kishte nisur rikonstruksionin e objektit. Procedura ka zgjatur gjithë vitin. Në janar jemi detyruar që të braktisim objektin deri në janar 2021. Prokurorët ishin 2-3 vetë bashkë në një zyrë. Kishim buxhet për të nisur aktivitetin. Kemi pasur problematikë numrin e pagave. Nuk kishin BKH-në. Fondi i pagave ka mbetur i palikuiduar. Ngritja e qendrës së përgjimeve! Problemi i parë që ndeshëm është se nuk ishte planifikuar një zyrë për këtë. U përgatit dhoma e serverit dhe salla për operatorët. Të gjitha këtu u realizuan deri në vitin 2020. Në tetor u montua pajisja.

Lajmi kryesor: Puna e SPAK në 2020/ Arben Kraja sqaron trupën e KLP: Probleme me pagat dhe teknikën, zgjedhja e kreut të BKH, konform procedurave

(k.m;f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike arben kraja puna e spak ne 2020 arben kraja puna e spak ne 2020

Sondazh

Poll