Politike

25 prilli/ KAS pushon shqyrtimin e kërkesës së LVV për qarkun Lezhë, ankimuesi: S’kam besim! Vendimi për Elbasanin,

28 Maj 2021, 08:10 Nga DOSJA
25 prilli/ KAS pushon shqyrtimin e kërkesës së LVV për

TIRANË–  Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve (KAS), pushoi sot shqyrtimin e ankesës së Lëvizjes Vetëvendosje, e bërë nga kandidati Iljaz Shehu. Vendimi u mor gjatë ditës së sotme në KAS, pasi ankimuesi Iljaz Shehu nuk u paraqit në mbledhje. Ky i fundit në një shkresë ka sqaruar se ishte i interesuar ta ndjekë çështjen pasi nuk ka besim tek institucioni.

Në mbledhjen e sotme është gjetur koha për të bërë ankimimin për qarkun e Elbasanit, ku përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Marash Logu kërkoi pavlefshmërinë dhe ripërsëritjen e zgjedhjeve. Shkak për të janë parregullsitë që PD-ja pretendon se ka gjetur parregullsi. Sipas Logut, nga kryqëzimi i të dhënave, në qark rezulton se 47 persona kanë votuar 312 herë në Elbasan. Vendimi për qarkun Elbasanin, Korçën dhe Fierin do të merret të hënën. 

Ditën e djeshme, KAS rrëzoi kërkesën ankimore të Partisë Demokratike dhe Boiken Abazi për shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve të 25 prillit për qarkun e Tiranës. Ledio Braho, relatori i seancës në KAS deklaroi lënien në fuqi të vendimit të KQZ për miratimit. Nga kryqëzimi i të dhënave ka rezultuar se në qarkun e Tiranës, 51 qytetarë kanë votuar 123 herë. Në tre raste, është votuar 2 herë me të njëjtën kartë identiteti nga 3 persona. Ndërsa me shenjën e gishtit, 48 persona kanë votuar plot 117 herë.

Dje u mbyll rinumërimi i 108 kutive në qarkun e Durrësit, ku Lëvizja Socialiste për Integrim nuk ka arritur që të marrë mandatin që pretendonte. Pas më shumë se 10 orësh rinumërim në sallën ku mbahej mbledhja e Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve (KAS), 8 grupe kanë hapur 108 kuti.  Nga procesi i rinumërimit, nga kutitë e hapura, 60 vota kanë dalë minus pasi janë konsideruar si të parregullta. LSI ka humbur vetëm 1 votë, ndërsa PD dhe PS, kanë dalë respektivisht me 38 dhe 26 vota minus.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike kas 28 maj 2021 kas 28 maj 2021

Sondazh

Poll