Bota

Evropa rihapet, kontinentet e tjera drejt mbylljes, ja BILANCI i COVID-19 në botë  

28 Maj 2021, 08:37 Nga DOSJA
Evropa rihapet, kontinentet e tjera drejt mbylljes, ja BILANCI i COVID-19

Numri i të infektuarëve në botë me Covid-19, ka arritur në 169,652,379 persona të infektuar, ndërkohë që 3,525,592 kanë humbur jetën. Sipas të dhënave nga Worldometter, bëhet e ditur se këtë periudhë kohë numri i infektimeve në botë me Covid ka rënë ndjeshëm, ndërsa numri i personave të vdekur vazhdon te jetë me të njëjtat ritme si më parë.   

Me krijimin e vaksinave shumica e vendeve në botë kanë filluar me injektimin e popullsisë, gjë që ka ndikuar edhe në uljen e numrit të infektuarve. Vendet tw cilat nuk kanw filluar ende me vaksinimin e popullsisw janw disa nga vendet e botws sw tretw, tw cilat nuk kanw mundwsi ekonomike pwr tw blerw vaksina pwr popujt e tyre. Vaksinat që janë në qarkullim tani në botë janë Pfizer/BioNTech, AstraZeneca, Moderna, Johnson and Johnson, Sputnik V dhe Sinovac.  

Ndërkohë që me uljen e rasteve në Evropë, shumica e shteteve kanë filluar me zbutjen e masave  anti-Covid, duke bërë një hapje të pjeshme të vendit, përfshirë këtu edhe Shqipërinë, në të cilën janë hequr përdorimi i maskave në ambjente të hapura, paksimi i orës policore.  

Ndërkohë që me disa vende të botës, të cilat numri i të infektuarve po rritet, kryesisht për shkak të varianteve të Covid-19 që janë shfaqur po shkojnë drejt izolimit dhe karantinimit. Ndër to përmendim, shtetin e Australisë, Viktorian, Taiwani dhe India. 

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota bianci i covid ne bote bianci i covid ne bote

Sondazh

Poll

Bota 28 Maj 2021, 07:39

HAGË- Krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinaj kanë dalë ditën e sotme në seancën e pestë kundër tyre në Hagë.Para...