Bota

Vdekja e parakohshme e prezantueses së BBC, familja bën DEKLARATËN e fortë: Nuk kishte asnjë sëmundje, pati mpiksje gjaku

28 Maj 2021, 07:31 Nga DOSJA
Vdekja e parakohshme e prezantueses së BBC, familja bën

BRITANI: Prezantuesja e BBC, Lisa Shaw, humbi jetën në mënyrë të parakohshme të premten e kaluar pasi pësoi mpiksje gjaku pas marrjes së vaksinës AstraZeneca.

Të paktën kështu pretendon familja e prezantueses së vlerësuar me me çmimin e BBC radio. Lisa Shaw, e cila punoi për BBC Newcastle, pati dhimbje koke ‘të forta’ një javë pasi kishte marrë vaksinën dhe u sëmur rëndë disa ditë më vonë, pretenduan familjarët,  shkruan BBC

Shaw, 44 vjeçe, vdiq në Royal Victoria Infirmary, Newcastle, të premten pasdite, pasi ishte trajtuar në kujdes intensiv për mpiksjen e gjakut dhe hemorragjinë, por nuk kishte pasur sëmundje.

Certifikata e vdekjes rendit vaksinën si një nga faktorët e mundshëm, por dokumenti nuk përcakton një shkak të vdekjes. Shkaku pritet që të jepet vetëm pas një hetimi për vdekjen e saj.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota lisa shaw mpiksja e gjakut vaksina astrazeneca lisa shaw mpiksja e gjakut vaksina astrazeneca

Sondazh

Poll