Bota

Dialogu Kosovë-Serbi/ Lajçak dhe Palmer të hënën në Prishtinë, bisedime me Kurtin e Osmanin

28 Maj 2021, 07:43 Nga DOSJA
Dialogu Kosovë-Serbi/ Lajçak dhe Palmer të hënën

KOSOVË- Miroslav Lajçaksi i dërguari i posaçëm i BE dhe zëvendës-ndihmës sekretari i shtetit amerikan, Matthew Palmer do të vizitojnë të hënën Kosovën në kuadër të dialogut me Serbinë.

Sipas mediave vendase mësohet se zyrtarët e lartë ndërkombëtarë do të zhvillojnë një vizitë zyrtare në Prishtinë. Ata do të takojnë kryeministrin Kurti si dhe presidenten Osmani. Palmer e Lajçak u takuan të mërkurën në Bruksel.

I lumtur të mirëpres mikun tim të mirë Matthew Palmer në Bruksel sot. Nuk është për t’u habitur që ne folëm për Ballkanin Perëndimor dhe dialogun”, ka shkruar Lajçak.

Siç njoftoi Lajçak, në këtë takim temë diskutimi ishte pikërisht dialogu mes Kosovës e Serbisë.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora albin kurti lajcak dhe palmer ne kosove vjosa osmani albin kurti lajcak dhe palmer ne kosove vjosa osmani

Sondazh

Poll

Bota 28 Maj 2021, 07:39

HAGË- Krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinaj kanë dalë ditën e sotme në seancën e pestë kundër tyre në Hagë.Para...