Bota

Hong Kong: Manjati Jimmy Lai burgoset përsëri për protesta pro-demokracisë

28 Maj 2021, 07:09 Nga DOSJA
Hong Kong: Manjati Jimmy Lai burgoset përsëri për protesta

HONG KONG- Manjati i medias pro-demokracisë në Hong Kong, Jimmy Lai është dënuar me 14 muaj burg për pjesëmarrje në një asamble të paautorizuar në 2019. 73-vjeçari u dënua vetëm pak kohë pasi Kina ka nisur sulmin, gjithnjë e më shumë të drejtat dhe liritë e Hong Kongut.

Sipas BBC, Lai është midis dhjetë aktivistëve të shquar që u dënuan të premten për pjesëmarrje në një asamble të paligjshme në 1 Tetor 2019.

Lai është një nga mbështetësit më të shquar të lëvizjes pro-demokracisë së Hong Kongut dhe vlerësohet se ka në pronësi të tij, prona që kapin vlerën e më shumë se 1 miliard dollarë. 

Britania ia ktheu Hong Kongin-Kinës në 1997 por me marrëveshjen dhe parimin “një vend, dy sisteme”. Hong Kong ndryshe nga Kina supozohet të kishte: lirinë e protestave dhe fjalës; një gjyqësor të pavarur dhe disa të drejta demokratike – liri që asnjë pjesë tjetër e Kinës kontinentale nuk i ka. Por frika se ky model po zhdukej çoi në protesta të mëdha pro-demokracisë në 2019.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota denohet jimmy lai jimmy lai denohet jimmy lai jimmy lai

Sondazh

Poll