Bota

28 Maj 2021, 07:39 Nga DOSJA

HAGË- Krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinaj kanë dalë ditën e sotme në seancën e pestë kundër tyre në Hagë.

Para nisjes së seancës avokatët e Gucatit dhe Haradinajt kanë folur për vaksinimin e të paraburgosurve dhe të personelit. Avokati i Gucatit, Jonathan Elystan Rees ka shprehur mirënjohjn e tij, për fillimin e procesit të vaksinimit për dozën e dytë të vaksinës në 4 qershor. Më tej ai gjithashtu ka kërkuar heqjen e kufizimeve në lidhje me kontaktin fizik si dhe caktimin e një datë për të vizituar familjarët.

Ndërsa avokati i Haradinaj, Toby Cadman, ka kërkuar nga trupi gjykues që të lejohen vizitat familjare për të, pasi i ka marrë të dyja vaksinat. Ai ka thënë se i gjithë problemi qendron të rojet e burgut. Në lidhje me kërkesën e Cadman, zyra administrative në Speciale tha se kjo gjë nuk mund të ndodh ende për shkak se në të gjithë Holandën janë rregulla të ashpëra dhe se duhet që të respektohen.

Më tej, Rees akuzoi pozicionin e Zyrës së Prokurorit sa vjen dhe po bëhet më e pavërtet. Ai është shprehur se të gjithë prokurorët po thonë gënjeshtra në gjykatë, si dhe e akuzoi Zyrën e Prokurorit për ndryshim të afateve për dorëzimin e dosjes paraprake të nxjerrjes së materialeve.

Aktualisht si të akuzuar në Hagë gjenden, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Nesim Haradinaj dhe Hysni Gucati. Të gjithë zyrtarët më të lartë të Kosovës, akuzohen për arrestim të paligjshëm, vrasje dhe torturë, të cilat konsiderohen si krime lufte. Në aktakuzën e publikuar shkruhet se nga marsi i vitit 1998 deri në shtator të një viti më vonë, në Kukës dhe Cahan janë kryer krime ndaj qindra civilëve që nuk ishin pjesë e luftës së UÇK-së.

(I.A;e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora hysni gucati kosova ne hage nasim haradinaj hysni gucati kosova ne hage nasim haradinaj

Sondazh

Poll