Bota

Humb jetën një grua dhe djali i saj 4-vjeçar/ Shitësit e drogës i vunë flakën shtëpisë, i detyrohej një borxh prej 450

28 Maj 2021, 08:20 Nga DOSJA
Humb jetën një grua dhe djali i saj 4-vjeçar/ Shitësit e

BRITANI E MADHE-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Britani ku dy kriminelë dogjën një shtëpi duke lënë të vdekur një grua bashkë me fëmijën e saj. Sipas DailyMail, Jake Barnard dhe shoku i tij Andrew Milne hodhën benzinë dhe i vunë flakën shtëpisë brenda, së cilës ishin Gina Ingles bashkë me djalin e saj 4-vjeç.

Mësohet se kjo ndodhi për një borxh prej 400 £(450 euro) që bashkëshorti i viktimës i detyrohej dy autorëve që ishin shitës droge. Në vendngjarje arriten hetuesit të cilët e gjetën Ingles të përkulur mbi djalin e saj të ndjerë. Qeni i shtëpisë gjithashtu u gjet i ngordhur pranë tyre.

Partneri i zonjës Ingles, Toby Jarrett përfundoi në spital pasi u hodh nga një dritare e katit të dytë ndërsa familja u përpoq të shpëtonte nga zjarri në Eastbourne, East Sussex. 

Zjarrfikësve u deshën më shumë se dy orë për të shuar zjarrin por arritën të zbulonin se zjarri filloi në korridor dhe u përhap në shkallët në katin e fundit dhe çati. 

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota andrew milne gina ingles jake barnard andrew milne gina ingles jake barnard

Sondazh

Poll

Bota 28 Maj 2021, 07:39

HAGË- Krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinaj kanë dalë ditën e sotme në seancën e pestë kundër tyre në Hagë.Para...