Aktualitet

Nëse e shihni lajmëroni menjëherë Policinë! 49-vjeçari arratiset nga spitali ‘Psikiatrik’ në Tiranë, familjarët të

28 Maj 2021, 05:25 Nga DOSJA
Nëse e shihni lajmëroni menjëherë Policinë!

TIRANË– Një 49-vjeçar nga Lushnja, rezulton i zhdukur që prej ditës së djeshme pasi është larguar nga Spitali Psikiatrik në Tiranë, i njohur ndryshe si “Spitali Nr.5”. Bëhet fjalë për Aleksandër Hoxhën, i cili është zhdukur sapo mjeku i ka hapur kartelën për të shtruar.

Mësohet se ai jetonte në qytetin e Lushnjës dhe kohët e fundit kishte shfaqur probleme të theksuara të shëndetit mendor dhe kurohej prej 5 vitesh. Ai është i divorcuar dhe familjen e ka në Greqi, ndërsa këtu për të kujdeset vetëm mbesa e tij.

Herën e fundit që u pa, 49-vjeçari kishte veshur tuta dhe bluzë me mëngë të gjata ngjyrë blu. Është rreth 165 cm i gjatë, i dobët. Flokët i ka me thinja të shkurtra dhe nuk mban mjekër.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aleksandër hoxha zhduket aleksandër hoxha aleksandër hoxha zhduket aleksandër hoxha

Sondazh

Poll