Politike

Berisha lëshon sinjalin: I kisha vënë disa korniza vetes, por jo më… tani rikthehem më fuqishëm se kurrë

27 Maj 2021, 20:27 Nga DOSJA
Berisha lëshon sinjalin: I kisha vënë disa korniza vetes, por jo

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar reagimet e personave që e kanë mbështetur pas shpalljes non grata nga SHBA. I ftuar në emisionin, Politikon, Berisha tha se tanimë kishte vendosur që të hiqte dorë nga kornizimi që i kishte vendosur vetes për t’u rikthyer sërish në politikën aktive.

PJESË NGA INTERVISTA:

Berisha: Mirëkuptoj heshtjen e njerëzve. Falenderoj ata që nuk janë prononcuar. Sikundër garantoj të tjetër se nuk kam asnjë qejfmbetje. Pse? Nuk e kam sepse nuk do të gjesh kurrë një bashkëpunëtor që do të thotë që më imponoi të shkelë ligjin.

A duhet të jepte dorëheqjen Basha?

Berisha: Kjo është çështja e individit, por kjo pyetje nuk mund t’i bëhet dikujt që e ka dhënë dorëheqjen. Për mua shekullin e shqiptarëve e përmbys droga, krimi dhe pazaret me territoret. Kur e shndërron vendin në delen e zezë duke e quajtur Shqipërinë narko-shtet dhe qendër të krimit Evropian, aq sa kërkojnë heqjen e vizave. Koha ecën pas dhe para.

Duket sikur nuk jemi më në shekull Shqiptar, ju non grata, Thaçi në Hagë?

Berisha: Nuk e përmbysin këto, por droga dhe krimi. Shitja e territorit. Këto janë sepse kur e kthen vendin në delen e zezë, kur bën që Shqipëria të kthehehet në narkoshtet.

Kush iu pëlqen nga kandidatët e Bashës?

Berisha: Nuk ndërhyj. Bëni gjithçka për dinjitetin e kësaj gare. Ta dalim faqebardhë. Nuk ndërhyj për asnjë kandidat.

Keni diçka për të thënë?

Berisha: Ky është vetëm fillimi. Beteja vazhdon. E shumëfishuar. I kam pasur vënë vetes korniza. Do kthehem, fatmirësisht me një shëndet të plotë. Se është kryesorja.

(k.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike sali berisha sali berisha

Sondazh

Poll