Art&Argëtim

‘Ne jemi të dytët’/ Rama tejkalon ‘rekordin’ e Berishës, ia kalon Gjermanisë, BATUTA që “shkriu” sallën: Një

27 Maj 2021, 18:31 Nga DOSJA
‘Ne jemi të dytët’/ Rama tejkalon ‘rekordin’ e

TIRANË– Shqipëria garën nuk e ka me vendet e rajonit por me as më shumë, e as më pak, me një nga superfuqitë e globit, Gjermaninë! Sot gjatë një konference për shtyp me ministrin gjerman për Europën, Michael Roth, kryeministri Edi Rama tha gjithë krenari se Shqipëria kishte triumfuar ndaj pandemisë së koronavirusit.  

Pas debatit që zhvilloi për “Bild” me kolegun e tij të Shëndetësisë, Jens Spahn, Rama nuk ngurroi që të reklamonte se kishin hequr maskat dhe se prej disa javësh kemi më pak se 30 të infektuar çdo ditë. 

“Ne jemi vendi më i sigurtë për pushime. Një herë në historinë tonë jemi më të mirët. Tani Gjermania ka për të na ka arritur,”-tha Rama duke shkaktuar të qeshura mes gazetarëve dhe vetë ministrit. Por pse?

Vitë më parë, paraardhësi në detyrë i Ramës, ish-kryeministri Sali Berisha duke iu referuar një studimi të një organizate, do të deklaronte se Shqipëria dhe Gjermania janë dy vende me ekonimnë më të qëndrueshme në Europë.

“Shqipëria ishte e dyta pas Gjermanisë,”-thoshte Berisha, duke u kthyer në objekt batutash.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

dikur dikur edi rama sali berisha edi rama sali berisha

Sondazh

Poll