Art&Argëtim

Foto që nxjerrin ‘bllof’ deklaratën Princ Harry-n, zbulohet e vërteta e xhirove me biçikletë me babain

27 Maj 2021, 12:01 Nga DOSJA
Foto që nxjerrin ‘bllof’ deklaratën Princ Harry-n,

SHBA– Princ Harry, gjatë intervistës së tij dhe Meghan Markle me Oprah Winfrey në mars, renditi daljen me biçikletë si një nga shumë përfitimet e jetës së re në Kaliforni.

Pretendimi i Princit Harry se kurrë nuk ka shëtitur me një biçikletë kur ishte fëmijë është hedhur poshtë nga disa fotografi tw vjetra qw janw publikuar. Disa fotografi të vjetra që u rishfaqën në internet këtë javë, tregojnë se ai e ka pasur mundësinë të qëndrojë në pjesën e pasme të biçikletës së babait të tij, disa herë.

Në një foto të vitit 1990, Harry i vogël shihet i ulur në pjesën e pasme të biçikletës së Charles, ndërsa ata shëtisin pranë vëllait të tij, Princit William.Në një pamje tjetër bardh e zi nga viti 1988, Princi Charles është fotografuar në Skoci në një biçikletë, teksa tërheq Harry-n me një karrocë pas tij. Dhe një tjetër foto familjare nga 1989-a, tregon William-in dhe Harry-n me prindërit e tyre, Charles dhe Diana-n, duke pozuar së bashku në Ishujt Scilly, secili me biçikletën e tij.

Harry ka folur kundër familjes së tij disa herë këtë vit dhe kjo nuk është hera e parë që një deklaratë e çiftit Sussex rezulton të mos jetë e vërtetë. Ai gjithashtu kritikoi të atin për mënyrën si e kishte rritur. Këto foto hedhin poshtë deklaratën e tij të bërë gjatë intervsitës duke përgënjeshtruar atë që tha.

(o.l./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz princ harry princ harry

Sondazh

Poll