Aktualitet

Plagosja me armë e 39-vjeçarit mbrëmë në Vlorë! Shpallet në kërkim 18-vjeçari, e qëlloi në këmbë duke i lënë mesa

27 Maj 2021, 15:43 Nga DOSJA
Plagosja me armë e 39-vjeçarit mbrëmë në Vlorë!

VLORË– Policia e Vlorës ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të plagosjes që ndodhi mbrëmjen e djeshme ndaj Ergys Likajt.

Burime zyrtare nga policia e Vlorës bënë me dije se bazuar në provat e grumbulluar u bë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar. Ai është 18-vjeçari Ersiljo Mataj, i cili u shpall në kërkim. Por ai e ka qëlluar duke i lënë një mesazh nga dikush tjetër, duke e lënë të plagosur në të dy këmbët.

NJOFTIMI:

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen “Uji i Ftohtë” ku u plagos me armë zjarri një 39-vjeçar.Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë në vijim të veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku u plagos me armë zjarri shtetasi E. L. Bazuar në provat e grumbulluar u bë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar të ngjarjes shtetasit E. M., 18 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të metejshme.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ergys likaj ersiljo mataj plagosje me arme zjarri ne vlore ergys likaj ersiljo mataj plagosje me arme zjarri ne vlore

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Maj 2021, 14:19

TIRANË– Policia ka dhënë informacionet e para në lidhje me plagosjen që ndodhi në Tiranë këtë pasdite. Policia e Tiranës bën me dije se ngjarja ka ndodhur ...