Aktualitet

Problematiku Klajdi Kodra! Kush është ‘laçjani’ që plagosi ditën e sotme 19-vjeçarin, vite më parë i grisi bluzen po

27 Maj 2021, 15:06 Nga DOSJA
Problematiku Klajdi Kodra! Kush është ‘laçjani’

TIRANË– Klajdi Kodra është ‘laçjani’ që plagosi ditën e sotme 19-vjeçarin. Mirëpo, emri i tij nuk ëshhtë i panjohur për efektivët e policisë pasi përgjatë viteve është përfshirë në shumë ngjarje.

Në vitin 2010, në rrugën “Vasil Shanto” mbetën të plagosur vëllezërit Klajdi dhe Roland Çeço, 25 dhe 27 vjeç. Autori i kësaj ngjarje ishte Klajdi Kodra.

Ndërsa në vitin 2013, në zonën e Liqenit Artificial të Tiranës, Klajdi Kodra është qëlluar me plumb në këmbë. Plagosja ka ndodhur pas një konflikti të çastit, ku shkas dyshohet të ketë qenë një çështje e lëndëve narkotike.

Klajdi është përfshirë dhe në një incident me policinë. Pasi e ndaluan atë dhe shokun e tij Bledar Matoshi, pasi lëviznin me armë nëpër qytet, Kodra i ka kundërshtuar forcat e rendit dhe i ka grisur uniformën policit.

Ndërsa në 2016, ai ka plagosur me mjete te forta Flamur Cullhajn te “Komuna e Parisit” pas nje sherri banal.

Klajdi është djali i nënkampiones se qitjes, Lindita Kodra.

Ditën e sotme, Kodra ka nxjerr armën dhe ka qëlluar në bark, 19-vjeçarin Reginaldo Kaçorrin. Pas ngjarjes autori u largua me shpejtësi teksa policia e ka shpallur në kërkim dhe po punon për kapjen e tij.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet klajdi kodra plagosje me arme zjarri ne tirane klajdi kodra plagosje me arme zjarri ne tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Maj 2021, 14:19

TIRANË– Policia ka dhënë informacionet e para në lidhje me plagosjen që ndodhi në Tiranë këtë pasdite. Policia e Tiranës bën me dije se ngjarja ka ndodhur ...