Aktualitet

Plagosja në Tiranë/ Drejtori i Policisë, Jaupi: Kemi emrin e autorit, po punojmë për arrestimin e tij

27 Maj 2021, 14:43 Nga DOSJA
Plagosja në Tiranë/ Drejtori i Policisë, Jaupi: Kemi emrin e

TIRANË– Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj në një deklaratë për mediat ka dhënë disa detaje në lidhje me plagosjen e ndodhur disa minuta më parë në Tiranë. Ai tha se e kanë identiikuar autorin e ngjarjes, e se janë në kërkim të tij.


“Këtu pranë kemi pasur një plagosje me armë zjarri të një 19-vjeçari i cili aktualisht ndodhet në sp0italin e Traumës. Është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon në vendin e ngjarjes. Ka qenë një konflikt i çastit. Të dyja palët kanë qenë në të njëjtin lokal, fillimisht janë konfliktuar fizikisht. Kanë qenë në tavolinë të veçanta. Një person ka qëlluar me armë zjarri vetëm një herë. Kemi një emër të autorit për të cilin do të bëjmë dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje dhe do t’jua bëjmë me dije”, tha Jaupi.

Kris arma brenda lokalit në Tiranë/ Plagoset me armë zjarri 19-vjeçari, DY autorët e qëllojnë pa mëshirë, largohen me shpejtësi nga vendi i ngjarjes

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet plagosje me arme zjarri ne tirane rebani jaupaj redi kacorri plagosje me arme zjarri ne tirane rebani jaupaj redi kacorri

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Maj 2021, 14:19

TIRANË– Policia ka dhënë informacionet e para në lidhje me plagosjen që ndodhi në Tiranë këtë pasdite. Policia e Tiranës bën me dije se ngjarja ka ndodhur ...