Aktualitet

0 humbje jete, 20 raste të reja/ COVID-19 në Shqipëri, MSH: Në spitale po trajtohen 43 pacientë, 5 në terapi intensive

27 Maj 2021, 15:28 Nga DOSJA
0 humbje jete, 20 raste të reja/ COVID-19 në Shqipëri, MSH:

TIRANË– Ministria e Shëndetësisë raportoi sot për të dytën ditë radhazi se nuk ka asnjë humbje jete, teksa flitet për 20 raste të reja me COVID-19. Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 43 pacientë, nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë kryer 3,137 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 20 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 8 raste në Tiranë, 5 raste në Korçë, 2 raste në Fier, 1 rast në Shkodër, Devoll, Mirditë, Prrenjas, Skrapar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 64 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,042 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (27 Maj 2021)

Raste të reja ditore 20
Të shëruar në 24 orë 64
Të shtruar në spitale 43
Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 3,137
Testime totale 709,464
Raste pozitive 132,264
Raste të shëruara 129,042
Raste Aktive 775
Humbje jete 2,447

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 378
Korçë 94
Shkodër 83
Vlorë 43
Elbasan 39
Berat 38
Lezhë 29
Gjirokastër 26
Fier 20
Kukës 10
Durrës 11
Dibër 4

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet viktimat e koronavirusit ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Maj 2021, 14:19

TIRANË– Policia ka dhënë informacionet e para në lidhje me plagosjen që ndodhi në Tiranë këtë pasdite. Policia e Tiranës bën me dije se ngjarja ka ndodhur ...