Aktualitet

27 Maj 2021, 14:19 Nga DOSJA

TIRANË– Policia ka dhënë informacionet e para në lidhje me plagosjen që ndodhi në Tiranë këtë pasdite. Policia e Tiranës bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:45, në rrugën “Liman Kaba”, ku i riu u konfliktua me dy persona të tjerë, ende të paidentifikuar. Sherri degradoi në përdorimin e armëve të zjarrit, ku për pasojë u plagos 19-vjeçari, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI:

Rreth orës 15:45, në rrugën “Liman Kaba”, në afërsi të një lokali, në rrethana ende të paqarta është plagosur dyshohet me armë zjarri shtetasi R. K., 19 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit me dy shtetas ende të paidentifikuar nga ana e Policisë.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe mbledhjen e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Kris arma brenda lokalit në Tiranë/ Plagoset me armë zjarri 19-vjeçari, DY autorët e qëllojnë pa mëshirë, largohen me shpejtësi nga vendi i ngjarjes

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet plagosje me arme zjarri ne tirane redi kacorri plagosje me arme zjarri ne tirane redi kacorri

Sondazh

Poll