Aktualitet

Kris arma në Tiranë/ ‘Problematiku’ Klajdi Kodra qëlloi bashkë me vëllain Reginaldo Kaçorrin me plumb në bark, dy fë

27 Maj 2021, 14:00 Nga DOSJA
Kris arma në Tiranë/ ‘Problematiku’ Klajdi Kodra

TIRANË– Redi (Reginaldo) Kaçorri, është 19-vjeçari i cili mbeti i plagosur ditën e sotme në Tiranë. I riu është qëlluar me armë zjarri nga Klajdi Kodra dhe Aldo Kodra (vëllezër) me origjinë nga Laçi. Dy autorët janë fëmijët e nën kampiones së qitjes Lindita Kodra.

Klajdi Kodra, 31-vjeç, rezulton person me precedent të theksuar kriminal, i dënuar disa herë më parë për veprat penale “plagosje”, “vjedhje”, “Armëmbajtje pa leje”. Në gusht të 2017, Kodra u arrestua si bashkëpunëtor në atentatin ndaj Loerenc Hoxhës, i cili mbeti i plagosur nga të shtënat. Konflikti ndodhi për hasmëri.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:45, në rrugën “Liman Kaba”, në afërsi të një lokali. Mësohet se ka pasur përplasje mes dy grupeve, atë të autorit dhe të plagosurit. Sherri fillimisht ka nisur me grushta e shkelma ndërsa më pas ka avancuar në përdorimin e armëve të zjarrit.

Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj në një deklaratë për mediat ka dhënë se janë në kërkim të autorit të ngjarjes. Ndërkohë adoleshenti, Redi Kacorri ndodhet në spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekësve, jashtë rrezikut për jetën.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet klajdi kodra plagosje me arme ne tirane redi kacorri klajdi kodra plagosje me arme ne tirane redi kacorri

Sondazh

Poll