Politike

Plotësimi i vakancave të AMA, Meta: E dënoj me forcë nxitimin e mazhorancës dhe Kuvendit njëpartiak!

27 Maj 2021, 11:37 Nga DOSJA
Plotësimi i vakancave të AMA, Meta: E dënoj me forcë

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas shkrimit të ‘Safe Journalist’ në lidhje me lirinë e gazetarëve në Shqipëri. Meta shkruan se e dënon e forcë nxitimin e maxhorancës dhe të Kuvendit për vendosjen nën kontroll të AMA-s.

Ai përkrah thirrjen e gazetarëve për të shtyrë plotësimin e vakancave në AMA, pasi sipas tij çdo tentativë për kontroll të lirisë së medias është goditje e rëndë për demokracinë dhe respektimin e të drejtave të njeriut.

POSTIMI:

E mbështes plotësisht shqetësimin e drejtë të gazetarëve të pavarur shqiptarë dhe të rreth 8200 kolegëve të tyre të huaj të grupuar në Rrjetin “Safe Journalists” dhe e dënoj me forcë nxitimin e mazhorancës dhe të Kuvendit aktual njëpartiak për uzurpimin në mënyrë të njëanshme dhe vendosjen nën kontroll të plotë të Autoritetit të Mediave Audiovizive, një institucion thelbësor për garantimin e lirisë së medias në vendin tonë. Është pikërisht Kuvendi aktual, që nuk ka qenë i sinqertë, as me median, as me Bashkimin Europian dhe as me Komisionin e Venecias. Për më tepër, që po mbushet gati një vit (19 qershor 2020) dhe ende Parlamenti nuk është tërhequr zyrtarisht nga paketa antikushtetuese “Antishpifje”. Duke e përkrahur thirrjen e gazetarëve për të shtyrë plotësimin e vakancave në AMA, pasi Parlamenti i ri i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit të fillojë punën, theksoj se çdo tentativë për kontroll të lirisë së medias është goditje e rëndë për demokracinë dhe respektimin e të drejtave të njeriut, që minon seriozisht rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll