Politike

“Në zgjedhjet e vitit 2025 do votojë çdo emigrant”/ Balla i bën thirrje opozitës: Të bashkohemi në shtator për të v

27 Maj 2021, 11:12 Nga DOSJA
“Në zgjedhjet e vitit 2025 do votojë çdo emigrant”/

TIRANË– Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i ka bërë thirrje opozitës që në muajin shtator të bashkohen për të vijuar punën me Reformën Zgjedhore.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Balla propozi edhe ngritjen e një Komisioni të Posaçëm për vijimin e kësaj reforme. Ai përmendi edhe çështjen e votës së emigrantëve, ku tha se kush mendon se PS ka interesa për të penguar votën e tyre, le të drejtohet në arkivat e KQZ-së. Balla tha se në zgjedhjet e 2025 çdo qytetar që jeton jashtë Shqipërisë do të ketë të drejtë të votojë.

Falë marrëveshjes së 5 qershorit, besoj të gjitha partitë politike e kuptojnë që ky është një proces demokratik. Është në dinjitetin politik të secilëve garues që jo vetëm të njohin rezultatin, por në shtator të punojmë së bashku për vijimin e Reformës Zgjedhore të lënë në mes. Koha kur në Shqipëri votat e shqiptarëve numëroheshin nga numërues politikë duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë. Është një hap që duhet ta hedhim. Besoj se edhe PD e LSI, ku unë besoj se do të ketë vetëm një grup parlamentar të opozitës në shtator, të fillojmë menjëherë punën për një komision të posaçëm për vijimin e Reformës Zgjedhore. Sa i përket votës së emigrantëve, ne e kemi votuar, i kemi hapur çelësat, KQZ filloi punën përgatitore, PD kërkoi kohë disa herë për të kthyer përgjigje dhe në fund nuk ktheu kurrë asnjë përgjigje. Kush ka dyshime se PS ka pasur interesa për të penguar votën e emigrantëve, le të shkojë në arkivat e KQZ dhe të shohë se kjo që thashë unë është e vërtetë. Tashmë kemi shumë kohë përpara për të garantuar që në zgjedhjet e 2025 çdo qytetar që jeton jashtë Shqipërisë të ketë të drejtë të votojë. Një gjë tjetër që kemi lënë për ta filluar në shtator është financimi i partive dhe i fushatave. Ne duhet t’i japim KQZ dhe institucioneve të tjera të gjitha instrumentet për të monitoruar dhe vendosur pragje për shpenzime për çdo kandidat. Ky është një proces që duhet të vazhdojë. Detyra jonë është të garantojë që ajo që nuk u realizua dot tani, vota e emigrantëve, këto të jenë të zgjedhjet e fundit ku ata nuk votuan”, deklaroi Taulant Balla nga Kuvendi.

Lajmi Kryesor: Mblidhet Kuvendi/ Gjuzi përplaset me Ruçin, kërkon praninë e Ramës në seancë: Ka 6 muaj që nuk paraqitet! Kryeparlamentari: Mos bëj si Cub

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike reforma zgjedhore seanca plenare 27 maj 2021 taulant balla reforma zgjedhore seanca plenare 27 maj 2021 taulant balla

Sondazh

Poll