Politike

KAS rrëzon kërkesën e PD dhe Boiken Abazit: Rezultati i zgjedhjeve në qarkun e Tiranës është i vlefshëm!

27 Maj 2021, 10:35 Nga DOSJA
KAS rrëzon kërkesën e PD dhe Boiken Abazit: Rezultati i

TIRANE- KAS (Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve), ka rrëzuar kërkesën ankimore të Partisë Demokratike dhe Boiken Abazi për shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve të 25 prillit për qarkun e Tiranës. Ledio Braho, relatori i seancës në KAS deklaroi lënien në fuqi të vendimit të KQZ për miratimit.

Pasi KAS u mblodh në dhomë këshillimi, bazuar në analizën e provave dhe fakteve me shumicë votash vendosi rrëzimin e kërkesës ankimore të paraqitur nga koalicioni PD-AN, rrëzimin e kërkesës ankimore nga kandidati z.Boiken Abazi, lënien në fuqi të vendimit të KQZ për miratimin e tabelës përmbledhëse për qarkun e Tiranës për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për deputet në zgjedhjet e 25 prillit. Ky vendim hyn në fuqi. Kundër tij bëhet ankimi në Kolegjin Zgjedhor.’’- tha Ledio Braho.

Lajmi kryesor: Mblidhet KAS. Sot shqyrtohen ankimimet për qarkun e Elbasanit, dalin të dhënat e PEI për Tiranën

(f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike kas 27 maj 2021 ledio braho kas 27 maj 2021 ledio braho

Sondazh

Poll