Politike

Mbyllet pa bujë skandali i Patronazhistëve, SPAK “kopsit” dosjen, asnjë akuzë për shitblerje votash apo korrupsion, pri

27 Maj 2021, 09:58 Nga DOSJA
Mbyllet pa bujë skandali i Patronazhistëve, SPAK “kopsit”

TIRANË- 2 muaj pas publikimit të skandalit të “Patronazhistëve” ku u publikua database me të dhënat e 910 mijë qytetarëve të Tiranës, SPAK, (Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion), pritet të mbyllë dosjen dhe t’ja kalojë prokurorisë së Tiranës. Burime për dosja.al, sqaruan se nga hetimi i deritanishëm, SPAK pretendon se nuk ka elementë të veprës penale korrupsion aktiv apo pasiv në zgjedhje. Hetimi i SPAK është drejt fundit, dhe tashmë dosja pritet ti kalojë Prokurorisë së Tiranës për veprën penale “Vjedhja e të dhënave personale”.

Ishte vendimi i Gjykatës së Strasburgut që detyroi SPAK të devijonte rrjedhën e hetimit pasi vuri sekuestron mbi kompjuterat dhe pajisjet e portalit Lapsi.al që publikoi i pari skandalin. Me “JO”-në e Strasburgut, SPAK nuk e shtriu dot hetimin më tej për të verifikuar se kujt i shërbente ky regjistër dhe se kush i kishte mbledhur të dhënat. SPAK nuk ka dhënë asnjë informacion për publikun, se a u morën në pyetje patronazhistët apo zyrtarët e lartë të Partisë Socialiste për mbledhjen e të dhënave.

Gjendur në këto rrethana, duke mos hetuar dot zyrtarët dhe me duart e lidhura nga ndërkombëtarët për të ushtruar presion mbi mediat, SPAK, i ka rënë rrugës më shkurt, duke përsëritur skenarin e dosjes 183, dhe duke bërë delegimin e hetimit te prokuroria e Tiranës.

Çfarë ka ndodhur me të dhënat personale të qytetarëve?

Një database me të dhënat e mbi 910 mijë votuesve, përfshirë këtu një sërë emrash të njohur, janë të skeduar me preferencat politike dhe shanset se për kë do të votojnë me 25 prill. Sipas lapsi.al ky regjistër elektronik është shpërndarë në të gjitha degët e PS në Shqipëri dhe të dhënat janë marrë nga e-albania. Qeveria nga ana e saj nuk pranoi të jetë vjedhje e të dhënave personale, njësoj dhe e-Albania që deklaroi se të dhënat nuk janë marrë nga website i shërbimeve qeveritare.

(f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike skandali me te dhenat personale skandali me te dhenat personale

Sondazh

Poll