Politike

“Mbajnë dosjet në sirtar”/ Olsian Çela ashpërson tonet para KLP-së, akuzat e rënda për prokurorët e rretheve, kush j

27 Maj 2021, 10:01 Nga DOSJA
“Mbajnë dosjet në sirtar”/ Olsian Çela

TIRANË– Kryeprokurori Olsian Çela u ka tërhequr vëmendjen anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë për emërimet që bëjnë në rrethe. I pranishëm në mbledhjen e KLP-së.

Çela tha se komandimet me afat tre mujor për drejtuesit e rretheve janë bërë jo në bazë të performancës së asaj prokurorie. Çela ashpërsoi tonet teksa shtoi se nuk është prokuror ai që mban në zyrën e vet. Këta, sipas Çelës duhen ndëshkuar.


“Nga ana e KLP keni dy tre vite duke komanduar drejtues në periudha 3 mujore në të gjitha prokuroritë e vendit. Në asnjë rast komandimet që keni bërë nuk është bërë në vlerësimin e performancës së asaj prokurorie. A vallë është pyetur ndonjëherë prokurori i përgjithshëm çfarë bëhet në x apo y. Si po u ushtron detyrat prokurori i komanduar. A e dini ju që në momentin që ne kemi kërkuar informacion drejtues të prokurorive, sa herë ishin dhënë detyrime për të qenë aktive, për të ndikuar në mënyrën si zbatohen politikat, për fat të keq përgjigjet ose nuk kish fare ose shifrat ishin qesharake?

Kemi drejtues prokurorie që mendojnë se janë drejtues prokurorie të dikurshëm. Harrojnë që ka një marrëdhënie institucionale që duhet të respektojnë. Nuk është drejtues prokurorie ai që mban dosjet në zyrën e vet, këta janë drejtuese që duhet ndëshkohen sepse cenojnë pavarësinë e prokurorëve. Kemi të dhëna si po mbahen këto regjistra. Kërkojmë të dhënat dhe të dhënat janë të vakta. Nuk kemi një pasqyrim të qartë, ndaj ne i kemi kërkuar ILD një inspektim tematik për mënyrën si po zbatohen këto kërkesa,”- tha Çela.

Por kush janë këta prokurorë që mbajnë dosjet në sirtarë?

Në vitin 2015, Partia Demokratike denoncoi se më 8 janar të atij viti, kishte mbërritur në Tiranë, dokumenti i Interpol Belgjikës për shpalljen në kërkim ndërkombëtar të deputetit Mark Frrokut, për akuzat e drejtësisë belge për vrasje. Ky urdhër u mbajt në sirtar nga zyrtarët e Edi Ramës.

Më 23 janar, Interpol i Brukselit, ka sjellë material shtesë duke ripërsëritur kërkesën për kërkimin dhe kapjen e Mark Frrokut, ndërsa zyrtarët e Edi Ramës sërish nuk kanë bërë asnjë veprim. Vetëm më 18 mars, pasi Mark Frroku e kishte dhënë dëshminë në prokurori në favor të Ilir Metës, pasi ky i fundit u akuzua nga vetë Tom Doshi se kishte urdhëruar vrasjen e tij dhe të deputetit demokrat Mhill Fufi, policia shqiptare mxorri shkresën nga sirtari. Për këtë ngjarje u bë ‘kokë turku’ drejtori i Interpol Tirana, Artan Bajraktari, dhe një specialiste në këtë drejtori.

Cilët janë prokurorët që po tentojnë të përsërisin të njëjtin skenar?

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike olsian cela olsian cela raporton para klp-se olsian cela olsian cela raporton para klp-se

Sondazh

Poll