Politike

Marash Logu denoncon në KAS: Gjergj Luca përdorte punonjësit për shpërndarje parash, në Bradashesh kishte mbështetje nga

27 Maj 2021, 11:25 Nga DOSJA
Marash Logu denoncon në KAS: Gjergj Luca përdorte punonjësit

TIRANË– Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike Marash Logu denoncoi sot në KAS biznesmenin Gjergj Luca. Sipas Logut, Luca ishte angazhuar në skemën kriminale të blerjes së votave duke përdorur një rrjet personash të punësuar prej tij që kanë bërë shpërndarjen e parave.

Logu shtoi se një prej personave që përdorej nga Luca dhe e mbështeste në blerjen e votave në Bradashesh, ishte Gentian Sharra, person me rekorde të rënda kriminale që vendosi në dispozicion gjithë ambientet e pronave të tij, ku bëhej shpërndarja e parave.

“Ne kemi paraqitur fakte se si shtetasi Gjergj Luca kryente mbledhje të paligjshme të dokumenteve të identifikimit, për një numër të konsiderueshëm të punonjësve të tij dhe ishte angazhuar në skemën kriminale të blerjes së votave duke përdorur një rrjet personash të punësuar prej tij që kanë bërë shpërndarjen e parave. Kishte një numër shtetasish që vepronin kryesisht pas orës karantinore. Artan Fieraku dhe Xhevahir Milina kanë operuar në lagjen 5 maj dhe kanë mbledhur të paktën 100 larta identiteti me qëllim që të përdoreshin për manipulimin dhe tjetërsimin e zgjedhësve. Janë angazhuar edhe shtetasit Endri Haxhia, Mario Çela dhe Gëzim Rusi. Në Bradashesh kanë operuar Ledi Hoti i cili bënte shpërndarjen e parave në këmbim të votës dhe Arben Veseli që kryente shpërndarje parash. Ka operuar po ashtu Gentian Sharra, person me rekorde të rënda kriminale që vendosi në dispozicion gjithë ambientet e pronave të tij, ku bëhej shpërndarja e parave,”- tha Logu ndër të tjera. 

LAJM KRYESOR:Shqyrtohen ankimimet për qarkun e Elbasanit, KAS rrëzon kërkesën e PD-së për marrjen e provave shtesë, do merren parasysh vetëm të dhënat e PEI, (Shkeljet për Tiranën)

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike gentian sharra kas 27 maj 2021 marash logu gentian sharra kas 27 maj 2021 marash logu

Sondazh

Poll