Bota

Abelard Tahiri, i kërkon llogari Albin Kurtit, lidhur me çështjen e doganës: Si është e mundur që zhdoganimi e kamionit m

27 Maj 2021, 11:12 Nga DOSJA
Abelard Tahiri, i kërkon llogari Albin Kurtit, lidhur me

KOSOVË- Gjatë seancës së sotme parlamentare në Kuvendin e Kosovës shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës Abelard Tahiri, i ka kërkuar llogari kryeministrit Albin Kurti, lidhur me çështjen e drejtorit të doganës, Agron Llugaliu.

Ai tha se ka qenë pikërisht vëllai i drejtorit të doganës, ai i cili e ka bërë zhdoganimin e kamionit në të cilin janë kapur 400 kilogramë kokainë në Lipjan. Pas kësaj ai tha se ky drejtor duhet shkarkuar menjëherë nga Kurti. Tahiri ka thënë gjithashtu se sipas tij është turp se që në fillim Kurti ka treguar inferioritet ndaj Vuçiçit.

Fjalimi i Abelard Tahirit: 

“Tek drejtoi i Doganave. Nuk desha ta përmend por e përmende si histori të suksesshme rekrutimin e këtij drejtori. Qysh është e mundshme që shpedicionin e kamionit në të cilin janë zënë 400 kilogramë kokainë e ka bërë vëllai i drejtorit të doganave. Si është mundur. Në rrethana normale ky drejtor ish dashur që të suspendohet menjëherë. Kjo është e tmerrshme z. kryeministër. kjo nuk është aferë por është megaferë. Z. kryeministër, nga paaftësia juaj për të prezantuar një program me një vizion të qartë për zhvillimin e vendit për katër vitet e ardhshme, ju i jeni kthyer me kritika opozitës. Halli i qytetarëve nuk është paaftësia e opozitës por paaftësia e qeverisë. Sa i përket deklarimit tuaj, vërtetë është për marre. Ju qysh në start keni treguar një lloj kompleksi inferioriteti ndaj Aleksandër Vuçiqit. Ai ka qenë pjesë e një regjimi që ka kryer krime në Kosovë. Ata munden me u fsheh në veri por edhe në Bosnje por ata nuk janë kriminelë të Kosovës por janë kriminelë të regjimit të Millosheviqit”, ka thënë ai.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora abelard tahiri agron llugaliu albin kurti abelard tahiri agron llugaliu albin kurti

Sondazh

Poll