Bota

Biden urdhëron dyfishimin e përpjekjeve për orgjinën e Covid-19, futet sërish në lojë teoria e krijimit të virusit në l

27 Maj 2021, 09:35 Nga DOSJA
Biden urdhëron dyfishimin e përpjekjeve për orgjinën e

SHBA- Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka urdhëruar zyrtarët e inteligjencës të “dyfishojnë” përpjekjet për të hetuar mbi origjinën e Covid-19, duke përfshirë teorinë që ajo erdhi nga një laborator në Kinë. BBC shkruan se, ai tha se komuniteti i inteligjencës amerikane ishte i ndarë nëse ishte rezultat i një aksidenti laboratorik, ose ishte shfaqur nga kontakti njerëzor me një kafshë të infektuar. Biden u kërkoi grupeve të inteligjencës që të raportonin përsëri brenda 90 ditësh.

“SHBA do të vazhdojnë të bashkëpunojnë edhe më tej me partnerët, për të ushtruar presion ndaj Kinës, që të bashkëpunojë për një hetim të plotë, transparent ndërkombëtar të bazuar në fakte dhe të sigurojë qasjen tek të gjitha të dhënat dhe provat relevante,” tha Biden.

Që kur u zbulua për herë të parë në qytetin kinez të Wuhan në fund të vitit 2019, më shumë se 168 milion raste të Covid-19 janë konfirmuar në të gjithë botën dhe të paktën 3.5 milion vdekje janë raportuar. Autoritetet lidhën rastet e hershme Covid me një treg të prodhimeve të detit në Ëuhan, duke çuar shkencëtarët në teorinë e virusit që kaloi për herë të parë tek njerëzit nga kafshët. Por raportet e fundit të mediave amerikane kanë sugjeruar prova në rritje që virusi mund të ketë dalë nga një laborator në Kinë, ndoshta përmes një rrjedhje aksidentale.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota covid-19 joe biden covid-19 joe biden

Sondazh

Poll