Bota

Haradinaj akuzon qeverinë: Ju jeni më e korruptuar se të tjerët para jush

27 Maj 2021, 11:08 Nga DOSJA
Haradinaj akuzon qeverinë: Ju jeni më e korruptuar se të

KOSOVË- Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se qeveria Kurti e ka nisur shumë keq. Në seancën e sotme të Kuvendit, Haradinaj ka thënë se ata janë qeveria më e korruptuar se të gjithë të tjerët. Haradinaj ka shfaqur në foto të zëvendësministrit të Infrastrukturës, Hysen Durmishi duke drekuar me një biznesmen, që sipas Haradinajt, i është dhënë tender nga kjo ministri.

“Hysen Durmishi është këtu në një drekë pune me punëdhënësin e tij të mëhershëm para se të bëhet zëvendësministër. Po e respektoj punëdhënësin, s’po ia përmendi emrin. Ky këtu, menjëherë si ka hy në ministri, punën e parë, tenderin e parë e ka marrë kjo kompani”, tha Haradinaj.

Haradinaj më tej tha se në qeverinë Kurti është punësuar një njëri, të cilin Kurti me parë e ka konsideruar dhe quajtur si “kupolë e krimit”.  

“Qeveria Kurti e ka nisur bukur keq me çështjen e korrupsionit…. Ky njeri sot është ministër i rendit. Ky njeri më ka marrë në pyetje si deputet për personin e quajtur Nexhat Krasniqi i cili sipas tyre është babai i tenderëve, kupola e krimit dhe dikush që vërtetë nuk bën të punojë në gjykata. Kështu ka ardhë deri te shkarkimi i tij. E me sa marrë vesh unë, Z. Nexhat Krasniqi me gjasë tash u la, u bë i mirë, është në punë te ministri Liburn Aliu dhe i kryen funksionet e veta. Pra, njeriu për të cilin një Kosovë ka dëgju, temë ka qenë, disa herë jam detyruar të japë sqarime si kryeministër. Në Qeverinë Kurti ai është rehat. Ndoshta ai është bërë i mirë, ose këta kanë ndryshu, nuk e di”, tha Haradinaj.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora hysen durmishi ramush haradinaj hysen durmishi ramush haradinaj

Sondazh

Poll