Bota

Greqia nuk gjen qetësi, tjetër zjarr në Keratea, evakuohen banorët

27 Maj 2021, 09:22 Nga DOSJA
Greqia nuk gjen qetësi, tjetër zjarr në Keratea, evakuohen

GREQI-Një zjarr tjetër ka shpërthyer në Greqi ditën në Keratea e sotme afër zonës së Rumundi ku 36 zjarrfikës po veprojnë në vend me 17 automjete, dy aeroplanë dhe një helikopter.

Siaps Protothema, alarmi është dhënë në Brigadën e Zjarrfikësve, pasi zjarri shpërtheu disa orë më parë në pyjet e Rumudi-t ku në afërsi ka shtëpi të banuara nga qytetarët.

“Zjarri filloi në një zonë të mbuluar me pisha afër shtëpive. Eshtë midis Keratea dhe Lavrio 50 metra nga rruga ” , tha kryetari i bashkisë së Lavriotiki Dimitris Loukas .

“Në fillim situata dukej e vështirë si pasojë e erërave dhe ngushtesat e rugëve. Disa automjete të Brigadës së Zjarrfikësve kanë mbërritur, ne gjithashtu po ndihmojmë me cisternat e ujit dhe për një kohë tani kanë ardhur edhe avionët e zjarrfikësve. Besoj se i gjithë zhvillimi do të shkojë mirë. Eshtë dhënë një evakuim paraprak i vendbanimit të Rumundi. Ne dërguam një autobus për të marrë banorët por vetëm dy gra u larguan.“, thekson Loukas.

#Πυρκαγιά σε δασική έκταση πλησίον της περιοχής Ρουμουντί του δήμου Λαυρεωτικής Αττικής. Άμεσα κινητοποιήθηκαν 24 #πυροσβέστες με 11 οχήματα, 2 Α/Φ και 1Ε/Π.

— Πυροσβεστικό Σώμα (@pyrosvestiki) May 27, 2021

Departamenti i Zjarrfikësve ka dhënë njoftimin se nuk ka arsye për tu shqetësuar pasi autoritetet përkatëse janë në dispozicion në mënyrë që situata të mos agravojë më tej dhe se për arsye sigurie qytetarët po evakuohen.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni greqi zjarr ne greqi zjarr ne keratea greqi greqi zjarr ne greqi zjarr ne keratea greqi

Sondazh

Poll