Bota

Reciprociteti i Kosovës me Serbinë/ Kurti: Nuk janë trajnuar zyrtarët e doganës që ta zbatojnë, nuk është hakmarrje por

27 Maj 2021, 10:00 Nga DOSJA
Reciprociteti i Kosovës me Serbinë/ Kurti: Nuk janë trajnuar

KOSOVË-Gjatë seancës së sotme në Kuvendin e Kosovës, Kryeministri Albin Kurti ka thënë se reciprocitetin me Serbinë do ta zbatojnë por iu nevojitet kohë për ta zbatuar.

Sipas mediave kosvare ai ka thënë se se zyrtarët e doganës nuk janë trajnuar që ta zbatojnë reciprocitetin dhe është e domosdoshme që ta bëjnë atë gjë pasi është parimi themelor i barazisë dhe nuk konsiderohet si hakmarrje. Ai ka shtuar se do ta zbatojnë reciprociettin kur të jenë të gatshëm për zbatimin e tij edhe ose mund të mos jetë i pëlqyeshëm Ai ka thënë se me drejtorin e ri të doganave doganierët do të trajnohen për zbatimin e reciprocitetit.

Fjalimi i Kurtit;

“Për ta zbatuar reciprocitetin kemi nevojë të ju bëjmë ballë edhe barrierave sporadike edhe atyre sistemike të Serbisë. Pra neve na duhet kohë që ta zbatojmë të plotë reciprocitetin. Nuk janë trajnaur zyrtarët e doganës që të zbatojnë reciprocitet është e domosdoshme që ta bëjmë këtë. Në qeverinë tonë të kaluar nuk e kemi filluar reciprocitetin as në javën e parë as në muajin e parë. Reciprocitetin nuk e kemi si hakmarrje por si parim që derivon nga parimi i barazisë. Ne do ta zbatojmë reciprocitetin kur të jemi të përgatitur mirë për zbatimin e tij, dikujt mund të mos i pëlqejmë por ne do ta bëjmë. Në vitin 2011 e patëm miratuar rezolutën në Kuvend për reciprocitet të plotë me Serbinë dhe ajo rezolutë u hodh poshtë nga qeveria e atëhershme kundër reciprocitetit, dihet me emër e mbiemër kush ka votuar kundër. Se ne jemi për reciprocitet nuk do mend dhe tani ne do ta zbatojmë atë. Para një muaji është miratuar propozimi që unë kam marrë për drejtorin e ri të doganave. Doganierët e rinj do të trajnohen që ta zbatojnë atë”, ka thënë ai

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora albin kurti dialogu kosove-serbi reciprociteti i kosoves me serbine albin kurti dialogu kosove-serbi reciprociteti i kosoves me serbine

Sondazh

Poll