Bota

Kurti sqaron deklaratat në Bruksel për kriminelët e luftës: Nuk e kam fjalën për luftëtarët e UÇK-së 

27 Maj 2021, 10:32 Nga DOSJA
Kurti sqaron deklaratat në Bruksel për kriminelët e luftës:

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka sqaruar fjalët e tij në lidhje me deklaratat që ka bërë për kriminelët e luftës. Në seancën e Kuvendit, Kurti ka thënë me më këto fjalë nuk i referohet luftëtarëve të UÇK-së, por kriminelëve në Serbi, Bosnje apo edhe Malin e Zi.  

“Edhe në këtë kuvend edhe në media unë kam folur për kriminelët e luftës dhe paqes, nuk e kam thënë për herë të parë në Bruksel. Serbia e din për kënd e kom pas fjalën, nuk e di pse në Kosovë lajmërohen disa.. Unë nuk besoj që ka luftëtar të UÇK që janë kriminel të luftës, por unë besoj që kriminel të luftës nuk ka vetëm në Serbi, por ka edhe në veri, në Bosnje e mund të ketë edhe në Mal të Zi”, ka thënë Kurti.

Gjatë vizitës në Bruksel, Kurti ka folur për dënimin që duhet të marrin kriminelët e luftës.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora albin kurti albin kurti

Sondazh

Poll