Aktualitet

EMRAT/ Tokat e Krujës ‘zaptohen’ me kanabis! Bien në pranga 6 persona, shpallet në kërkim një tjetër

27 Maj 2021, 06:40 Nga DOSJA
EMRAT/ Tokat e Krujës ‘zaptohen’ me kanabis! Bien në

KRUJË– 6 persona janë arrestuar në Krujë, 2 janë proceduar penalisht dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi është goditur nga policia një rast i kultivimit të lëndëve narkotike në disa toka. Dosja.al mëson se të arrestuarit janë: Xhelal Nuzi dhe Benard Nuzi (babë e bir), Valentin Lata, Ylli Halili, Enea Brama dhe Xhavit Brama, të cilët akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike.

Po ashtu, policia ka filluar procedimin penal në gjendje të lirë për A. N., banues në Thumanë, për veprën penale “Moskallëzim krimi” dhe G. L., banues në Larushk, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim. Në kërkim është shpallur  A. B., dhe aktualisht policia është vënë në ndjekje të tij.

Në tokat e personave të arrestuar, policia ka konstatuar kubikë dhe fidanë të dyshuar cananbis satitva.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksion anti-drogë në krujë benard nuzi enea brama valentin lata xhavit brama xhelal nuzi ylli halili aksion anti-drogë në krujë benard nuzi enea brama valentin lata xhavit brama xhelal nuzi ylli halili

Sondazh

Poll