Aktualitet

‘Defender 21’/ VIDEO nga stërvitja në det, ushtarët marrin shënjestër në bazën e Pashalimanit në Vlorë

27 Maj 2021, 06:31 Nga DOSJA
‘Defender 21’/ VIDEO nga stërvitja në det, ushtarët

VLORË– Stërvitja ‘Defender 21’ ka vijuar në bazën detare të Pashalimanit të Vlorës, nën udhëheqjen e Forcës Detare Shqiptare. Ditën e djeshme, në këtë bazë detare janë kryer stërvitje të përbashkëta me grupet shumëkombëshe të bordingut. Videon nga momenti i stërvitjes në det e ka publikuarministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.


“Stërvitja Ushtarake “Defender 21” vijon në vendin tonë. Edhe baza detare e Pashalimanit ka hapur dyert dhe nën udhëheqjen e Forcës Detare shqiptare në këtë bazë janë kryer stërvitje të përbashkëta”, shkruan Peleshi në ‘Facebook’.

Kjo stërvitje ka nisur më 26 prill dhe do të vazhdojë deri më 20 qershor. Pjesë e saj do të jenë 28 mijë trupa ushtarakë, ndërsa të përfshirë janë edhe: 10 anije, 18 avionë, 19 helikopterë, 6 sisteme raketash “Patriot” dhe 1.000 automjete joluftarake. Përveç Amerikës, në stërvitje po marrin pjesë forca nga Shqipëria, Turqia, SHBA-ja, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnjë-Hercegovina, Kroacia, Greqia, Kanadaja, Britania e Madhe, Çekia, Hungaria, Rumania, Bullgaria, Gjeorgjia dhe vende të tjera.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet “defender europe 21” baza e pashalimanit “defender europe 21” baza e pashalimanit

Sondazh

Poll