Bota

Zelandë e Re/ Një “përdhunues serial” punon në Parlament, zëvendëskryetarja e opozitës kërkon sqarime

22 Maj 2019, 09:22 Nga DOSJA
Zelandë e Re/ Një “përdhunues serial” punon në

ZELANDË E RE- Zëvendëskryetarja e Partisë Kombëtare Paula Bennett ka bërë thirrje për Kryetarin e Kuvendit Trevor Mallard për të sqaruar komentet e tij, lidhur me për një përdhunues në parlament dhe thotë se policia duhet të zbardhë këtë deklaratë të Mallard.

Ditën e djeshme u publikua shqyrtimi në ngacmimin dhe kryesisht ngacmimet në Parlament, duke dhënë një informacion mbi kulturën toksike duke përfshirë edhe rastet e sulmit seksual, raportojnë mediet e huaja.

Janë me dhjetëra njerëz në këtë ndërtesë (Parlament) që kërkojnë përgjigje”, tha Bennett. Sipas saj, është “detyrë përkujdesjeje” si për kreun e Kuvendit, ashtu dhe për autorin e raportit Debbie Francis, që të njoftonin dhe përfshinin policinë, nëse ekziston një shkelës i njohur i ligjeve apo autor i një krimi.

Zv.kryeministri Winston Peters tha se personi në fjalë, një mashkull, nuk besohet të jetë deputet.

Raporti për bullizëm dhe ngacmime zbuloi se 50 persona janë ankuar për prekje të padëshirueshme dhe 54 persona kanë raportuar avancime të padëshirueshme seksuale, ndërsa ka edhe 14 raportime për sulme seksuale, 11 prej të cilave janë bërë nga pjesëtarë të stafit aktual.

E pyetur nëse Parlamenti ishte një “zonë e sigurtë” për gratë, Bennett tha se “me sa duket, sot nuk është më i tillë”.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota paula bennett trevor mallard zelande e re paula bennett trevor mallard zelande e re

Sondazh

Poll

Bota 22 Maj 2019, 07:14

Një video me pasoja dramatike

Brenda një fundjave ndryshoi tërësisht situata e brendshme politike në Austri. Kancelari austriak, Sebastian Kurz, (ÖVP) i dha fund koalicionit me Partinë e Lir...