Bota

Murgjit belgë ‘ringjallin’ birrën 220-vjeçare, zbulojnë recetën në librin e shekullit të 12-të

22 Maj 2019, 10:47 Nga DOSJA
Murgjit belgë ‘ringjallin’ birrën 220-vjeçare,

BELGJIKË- Njoftimin e dha drejtri i manastirit tw Grimbergen, Ati Karel Stautemas, në prani të kryetarit të bashkisë së Grimbergen dhe 120 gazetarëve dhe banorëve.

Burimi i frymëzimit për të risjell në treg birrën ishte studimi i librave që ruanin recetat origjinale të saj, libra të ruajtuar që prej shekullit të 12-të. Stautemas tha se kulmi i katër viteve të studimit të recetës origjinale ishte kur ata nisën të bazoheshin në metodat e murgjve që krijuan birrën në manastirin Norbertine.

“Ne kishim librat me recetat e vjetra, por askush nuk mund t’i lexonte dhe kuptonte. Ishin të shkruar në latinishten e vjetër dhe holandishten e vjetër. Kemi kaluar orë duke lexuar, për të zbuluar recetën e përbërësve të kësaj birre, apo edhe të fuçive dhe shisheve ku birra mbahej. Menduam se kjo shije e re duhej të kthehej për konsumatorët.”– u shpreh murgu Stautemas.

Ai jeton bashkë me 11 murgj të tjerë në Abbey dhe për këtë eksperiencë u shpreh: “Ajo që vërtet mësuam ishte se murgjit vazhduan të inovojnë. Ata e kanë ndryshuar recetën çdo 10 vjet.”

Kjo birrë e re do të jetë në partneritet me Carlsberg, e cila prodhon gamën e birrës Grimbergen për shitje në të gjithë botën, dhe Alken-Maes, që vepron vetëm në tregun belg.

Burimi: The Guardian 

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota birra belge birra grimbergen murgjit belg birra belge birra grimbergen murgjit belg

Sondazh

Poll

Bota 22 Maj 2019, 07:14

Një video me pasoja dramatike

Brenda një fundjave ndryshoi tërësisht situata e brendshme politike në Austri. Kancelari austriak, Sebastian Kurz, (ÖVP) i dha fund koalicionit me Partinë e Lir...