Bota

Devijoi kursin e avionit për të arrestuar gazetarin, Lukashenko: Ne iu përgjigjëm në mënyrë adekuente informacionit të m

26 Maj 2021, 12:28 Nga DOSJA
Devijoi kursin e avionit për të arrestuar gazetarin, Lukashenko: Ne iu

BJELLORUSI- Presidenti i Bjellorusisë Alekander Lukashenko mbrojti trajtimin e tij të devijimit të një fluturimi Ryanair gjatë fundjavës dhe akuzoi udhëheqësit perëndimorë se po përpiqeshin të ndërhynin në punët e vendit, duke akuzuar se ata kishin kaluar vija të kuqe në sulmet e tyre ndaj Bjellorusisë. The Wall Street Journal shkruan se Lukashenko tha se vendi i tij ishte i arsyeshëm kur kërkoi që aeroplani të ulej, duke dëgjuar raportet se në bord kishte eksploziv dhe duke vepruar kështu kishte shmangur një tragjedi. Ai tha se kishte vepruar ligjërisht për të mbrojtur jetën e njerëzve dhe jo për të arrestuar gazetarin Roman Protasevich, për të cilin nuk e dinte se ndodhej në avion.

“Ne iu përgjigjëm në mënyrë adekuate informacionit të marrë. Si do të reagonin Shtetet e Bashkuara në një situatë të tillë në funksion të përvojës së tyre të trishtuar? Siç e parashikuam, keqdashësit tanë nga jashtë dhe brenda vendit kanë ndryshuar metodat e sulmit ndaj shtetit. Ata kaluan kufijtë e arsyes së shëndoshë dhe moralit njerëzor. Shteti që nuk do t’i nënshtrohet presionit hibrid mund të mbijetojë. I bëj thirrje gjithë komunitetit botëror: Nuk ka kuptim të tronditet Bjellorusia. Unë veprova ligjërisht, duke mbrojtur njerëzit, në përputhje me të gjitha rregullat ndërkombëtare”, tha ai.

Por çfarë ndodhi disa ditë më parë?

Avioni, në të cilin po udhëtonte gazetari, Roman Protasevich u detyrua të bënte një ndërrim të detyrueshëm të kursit në të cilin ishte nisur fillimisht. Pasi u ul në Minsk, autoritetet bjelloruse arrestuan gazetarin, i cili akuzohet se ka marrë pjesë në protestat në Bjellorusi si dhe ka qenë organizatori i tyre.

LAJMI KRYESOR: Arrestimi i gazetarit nga Lukashenko, Protasevich zbriti me tre persona të tjerë nga avioni, familjarët në ankth, nëna: Shpëtoni djalin tim

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota alekander lukashenko arrestohet roman protasevich roman protasevich alekander lukashenko arrestohet roman protasevich roman protasevich

Sondazh

Poll