Bota

Pas takimit me Haradinaj, Kurti pret në zyrë Liderin e LDK-së, bisedojnë për dialgun Kosovë-Serbi: Pjesëmarrja e SHBA-së

26 Maj 2021, 08:41 Nga DOSJA
Pas takimit me Haradinaj, Kurti pret në zyrë Liderin e LDK-së,

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka zhvilluar një takim me liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun. Në takim janë diskutuar disa çështje të rëndësishme për Kosovës, ku ndër to ishte edhe dialogu Kosovë-Serbi. Pas përfundimit të takimit, Abdixhiku u shpreh se i ka dorëzuar një dokument, Kurtit ku në të janë përfshirë të gjitha pikat që duhet të respektohen në dialogun Kosovë-Serbi. Ai gjithashtu ka thënë se SHBA-ja është dhe duhet të jetë një pikë kyçe në dialogun Kosovë-Serbi.  

Abdixhiku gjithashtu ka thënë se tani është koha që Kurti të tregojë veten si dhe Kosovën në dialogun me Serbinë. Në lidhje me reciprocitetin, ai ka thënë se Kurti mund të ndryshojë mendje, pasi e ka bërë edhe herë të tjera këtë gjë.  

Një ditë me parë, Kurti i takua me Haradinajn, ku mes tyre u diskutua dialogun Kosovë-Serbi, për të cilin Haradinaj, i kërkoi që të përfshihet edhe SHBA-ja në dialog. Haradinaj gjithashtu shprehu se do të bashkëpunojë gjithmonë me qeverinë për çështjet me rëndësi për Kosovën.  

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora albin kurti kurti fton per bisedim liderat e opozites lumir abdixhiku albin kurti kurti fton per bisedim liderat e opozites lumir abdixhiku

Sondazh

Poll