Krimet Zgjedhore/ Celibashi: Janë depozituar 10 kërkesa për informacion dhe dy vendime për sekuestrim të materialeve nga SP
26 Maj 2021, 09:55Nga DOSJA
TIRANË- Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka deklaruar sot se janë dorëzuar 10 kërkesa për informacion nga SPAK dhe prokuroritë e rretheve Tiranë, Gjirokastër, Pukë, Vlorë dhe Elbasan. Në një postim në rrjetet sociale, Celibashi thotë se ka nisur hetimi për falsifikim të rezultatit të zgjedhjeve, votim për më shumë se 1 herë apo kanosje të zgjedhësve.
POSTIMI I PLOTË I CELIBASHIT:
Për zgjedhjet e #25prill2021 në KQZ janë depozituar 10 kërkesa për informacion & 2 vendime për sekuestrime të materialeve zgjedhore nga SPAK & Prokuroria Tiranë, Gjirokastër, Pukë, Vlorë & Elbasan. Pamje filmike të procesit të numërimit janë kërkuar & nga Policia e Tiranës.
Për zgjedhjet #25prill2021 kanë nisur hetimet për: Falsifikim të materialit zgjedhor & rezultateve të zgjedhjeve, pengimi i subjekteve zgjedhore, Votimi më shumë se një herë/pa u identifikuar. Hetime edhe për: Shkeljen e fshehtësisë së votimit, Korrupsionin aktiv në zgjedhje, kanosje/dhunim të pjesëmarrësve në zgjedhje, marrje ose përdorim të paligjshëm i dokumenteve të identifikimit. Pas mbylljes së procesit të shqyrtimit të ankimeve administrative për zgjedhjet #25prill2021, KQZ do të referojë në Prokurori të gjitha rastet e dyshimta të shkeljeve zgjedhore.
(f.m;f.g/Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se ditën e nesërme do të mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve për të njoftuar ndryshimin e masave anti-COVID...
TIRANË– Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) ka kërkuar arrestimin nga Policia të kandidatit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Etjon Joka....
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka vendosur të mos e komentojë vendimin e DASH për shpalljen non-grata të ish-kryeministrit Sali Berisha. Ai u pyet sot nga g...
SHKUP– Ministri shtetëror gjerman për Evropën, Michael Roth, pas vizitës së tij në Skup, ka shkruar në Twitter se ka ardhur koha që BE të mbajë premtimin për ha...
TIRANE- Në një kohë kur mazhoranca ka nisur procedurat për shkarkimin e Ilir Meta, kryetari i PS Tiranë Ervin Bushati dha sinjale të qarta se postin e president...
Organizata jo qeveritare AIS / Open Data Albania i është drejtuar sot 25.05.2021 Komisionerit për të Drejtën e Informimit me një Ankesë kundër Bashkisë Tiranë. ...
PËRMET– Ambasadori i Bashkrimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca është surprizuar nga një 15-vjeçare gjatë vizitës në Përmet. Përmes një postimi në ...
TIRANË– Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Lugi Soreca ka mbështetur iniciativën e krijimit të Parkut Kombëtar të Vjosës. Përmes një postimi në Twi...