Politike

Rama: Nesër Komiteti Teknik njofton ndryshimin e masave anti-COVID, jemi të fokusuar te sezoni turistik

26 Maj 2021, 09:27 Nga DOSJA
Rama: Nesër Komiteti Teknik njofton ndryshimin e masave anti-COVID, jemi

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se ditën e nesërme do të mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve për të njoftuar ndryshimin e masave anti-COVID në vendin tonë.

Rama tha nga sheshi ‘Skënderbej’ se ambicia e qeverisë këtë sezon turistik është për të pasur nje lehtësim masash më shumë sesa vitin e kaluar.


Jemi në një situatë optimale në raport me strategjinë dhe planin e veprimit por është shumë e rëndësishme të mos të harrojmë  se kemi parashikueshmëri të plotë lidhur me rrugën drejt daljes përfundimtare nga ky tunel, duhet të vazhdojmë të jemi të kujdesshëm. Nesër komiteti do të dalë me planin e ri me lehtësim të mëtejshëm të masa. Ambicia jonë për të pasur një lehtësim të masave më shumë se vitin e kaluar”, tha Rama.

Ditën e sotme nisi vaksinimi anti-COVID i punonjësve të transportit publik në të gjithë vendin.  Në total janë 14 mijë punonjës të transportit publik të cilët do të vaksinohen me dozën ruse SputnikV. Pas tyre, në ditët ne vijim do të vaksinohen punonjësit e transportit ndërqytetas

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama komiteti teknik i eksperteve masat anti-covid sezoni turistik edi rama komiteti teknik i eksperteve masat anti-covid sezoni turistik

Sondazh

Poll