Politike

Rama nuk komenton shpalljen non-grata të Sali Berishës: Nuk kam kohë, jam 100% i fokusuar te puna

26 Maj 2021, 09:05 Nga DOSJA
Rama nuk komenton shpalljen non-grata të Sali Berishës: Nuk kam

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka vendosur të mos e komentojë vendimin e DASH për shpalljen non-grata të ish-kryeministrit Sali Berisha. Ai u pyet sot nga gazetarët në sheshin ‘Skënderbej’ teksa shkoi për të parë nga afër vaksinimin e punonjësve të transportit publik se çfarë mendimi ka për shpalljen non-grata.


Rama zgjodhi që të injorojë komentet, teksa theksoi  se është i vendosur që të nisë një rrugë të re në aspektin e komunikimit publik. Ai tha se duhet që të shmangin të gjitha aspektet që i e kanë kthyer për shumë vite jetën politike në vend në një telenovelë rraskapitëse, duke iu referuar ish-kryeministrit.

Jam 100% i fokusuar te puna, nuk e kemi ndalur punën. Nuk ka kohë për pushim. Jam shumë i vendosur të çelim një rrugë të re në aspektin e komunikimit publik dhe të shmangim aspektet që e kanë kthyer politikën në telenovelë rraskapitëse. Për mua ka më shumë rëndësi vaksina dhe puna për mandatin e tretë. Së shpejti do të dalim me angazhime konkrete gjatë kongresit të qershorit”, tha Rama.

Kjo është hera e parë që kryeministri pyetet për vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për shpalljen non-grata të ish-kryeministrit. Berisha u shpall non-grata më 19 maj nga Departamenti Amerikan i Shtetit bashkë me familjen e tij. Lajmi u dha nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, i cili njoftoi zyrtarisht se Berisha ka minuar demokracinë dhe se gjatë ushtrimit të detyrës së kryeministrit është përfshirë në afera korruptive dhe ka pasuruar aleatët e tij politikë. 

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama sali berisha shpallet non-grata edi rama sali berisha shpallet non-grata

Sondazh

Poll