Bota

“Po qëndroj si një viktimë”/ Pas vrasjes makabre të gazetarit saudit në konsullatë, e fejuara thyen heshtjen

22 Maj 2019, 08:49 Nga DOSJA
“Po qëndroj si një viktimë”/ Pas vrasjes makabre

Vrasja e gazetarit të njohur saudit, Jamal Khashogg brënda konsullatës Saudite në Stamboll bëri bujë në media. Pas gati më shumë se një viti, e fejuara e tij, Hatice Cengiz në një intervistë për “Anadolu Agency” të realizuar në Ëashington pranoi se reagimi I SHBA-së ndaj vrasjes së ndodhur brënda në konsullatë nuk ishte ai i duhuri, dhe shumë njerëz të ligjit në Amerikë nuk pajtohen me përgjigjen që SHBA-ja dha ndaj vrasjes së tmerrshme.

Shkrimtari i “Washington Post”, Jamal Khashogg kishte shkuar në Konsullatën Saudite për t’u pajisur me disa dokumente që do ta lejonin të martohej me Hatice Cengiz-in, por nuk u kthye më. Ai mbeti i vrarë brenda godinës, duke lënë një mister.

Konsullata Saudite e pranoi që gazetari kishte mbetur i vdekur në godinën e tyre, por shpjegimi që ata dhanë ishte kontrovers.

“Shumë figura më thanë se qëndrimi i SHBA-së, në këtë rast, nuk është i mjaftueshëm, sepse vrasja është kundër vlerave që e bëjnë Amerikën atë që është dhe ne duhet ta rregullojmë këtë”,- është shprehur e fejuara e gazetarit të ndjerë saudit, në intervistën për AA.

Gjatë një takimi të nënkomitetit të Kongresit mbi vrasjen e Khashoggit ku mori pjesë dhe Hatice Cengiz, ajo bëri thirrje që të udhëhiqej një hetim ndërkombëtar për të nxjerrë në dritë vrasjen e Jamal Khashogg.

Ndërsa përsa i përket presidentit Donald Trump ajo tha se mbetej e pakënaqur nga neglizhenca e tij.

“Shtetet e Bashkuara mund të fillojnë një hetim ndërkombëtar brenda Kongresit, që ishte kërkesë e jona. Procesi gjyqësor në Turqi ka ngecur. Ne nuk mund të ecim më përpara. Nëse bëhet një hetim ndërkombëtar, ne besojmë se mund të prodhohet një rezultat më efektiv. Bisedimet e Trump me Arabinë Saudite, unë mendoj se do të jenë një portë pozitive në drejtim të sanksioneve.”- është shprehur Hatice Cengiz.

Gjithashtu e fejuara e gazetarit saudit theksoi se mbi të gjitha kjo është një detyrë njerëzore: “Kjo është një detyrë njerëzore, në të vërtetë, një detyrë morale. Edhe sikur të mos ishte Jamali, por dikush tjetër, një gjë që një njeri duhet të bëjë është të mbrojë të drejtën e tij”.

Hatice Cengiz ka shtuar më tej se nuk do të qëndrojë në vend por do të kërkojë drejtësi dhe do të zbardhë të vërtetën.

“Unë po qëndroj këtu si viktimë, jo si një politikane. Për të mbrojtur një njeri, të drejtat e të cilit janë shkelur, unë do të bëj studime intensive në fushën e drejtësisë. Ky është synimi im i ardhshëm”,- ka shprehur Hatice Cengiz për “Anadolu Agency”.

Burimi: Anadolu Agency (AA)

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni gazetar hatice cengiz jamal khashogg konsullata saudite vrasje në konsullatë gazetar hatice cengiz jamal khashogg konsullata saudite vrasje në konsullatë

Sondazh

Poll

Bota 22 Maj 2019, 07:14

Një video me pasoja dramatike

Brenda një fundjave ndryshoi tërësisht situata e brendshme politike në Austri. Kancelari austriak, Sebastian Kurz, (ÖVP) i dha fund koalicionit me Partinë e Lir...