Aktualitet

26 Maj 2021, 06:34 Nga DOSJA

TIRANË– Përdhunimi i adoleshentes në Rrëshen ka sjellë dhe reagimin e ashpër të pastorit Akil Pano.

I ftuar në “Open”, Pano tha se kjo është një ngjarje e rëndë dhe një turp për vendin ku ka ndodhur i gjithë abuzimi. Abuzuesit, Pano i konsideroi të pafe, madje shtoi se po të ishte prift i fshatit, ai do të merrte përsipër që t’i shkishëronte këta njerëz.

“Po të isha banor i këtij fshati, do të më vinte shumë turp. Ky turp bën me njollë të gjithë fshatin. Është një lloj pafuqie, deri në indiferentizëm që vret më shumë. Unë i shikoj këta njerëz të pa fe. Po të isha prifti i fshatit, ata do të shkishëroheshin. Janë pa fe, pa kulti, të papërgjegjshëm për veprat e tyre deri në kufijtë e absurdit. E kanë çuar veten në fundin e botës së ferrit. Në këtë rast, djalli nuk vishet me ‘Prada’, por ka një telefon në dorë. Pedofili, incest, shantazh, trafikim brenda grupit, shfrytëzim të qenies njerëzore, jeta e kësaj vajze është rrëmbyer. Vajzës do t’i duhen shumë vite, përkujdesje, trajtim, këshillim, i është rrëmbyer jo vetëm fëmijëria, por gjithë jeta,”- tha Pano.

Ngjarja e rëndë u zbulua vetëm pak ditë më parë. Artan Kaçorri 31 vjeç, Albert Molla 27 vjeç, Ermal Tarazhi 30 vjeç, Nikë Lleshi 44 vjeç dhe 17-vjeçari Adrian Gjikola janë pesë personat të cilët u lanë para disa ditësh në masën e sigurisë arrest me burg, pasi akuzohen se kanë abuzuar seksualisht me një 15-vjeçare dhe e kanë shantazhuar atë me video intime.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet akil pano perdhunohet 15-vjecarja ne lezhe akil pano perdhunohet 15-vjecarja ne lezhe

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Maj 2021, 06:25

Digjet makina e efektivit të policisë në Kavajë

KAVAJË– Makina e një efektivi policie ka marrë flakë dhe është djegur. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në qytetin e Kavajës, gjatë orëve të natës së kaluar. ...

Aktualitet 25 Maj 2021, 21:11

TIRANË– Ministria e Shëndetësisë ka reaguar pas skandalit të publikuar në emisionin “Stop” në Tv Klan ku u shfaq një audio e regjistruar nga momenti i dhun...