Aktualitet

Digjet makina e efektivit të policisë në Kavajë

26 Maj 2021, 06:25 Nga DOSJA
Digjet makina e efektivit të policisë në Kavajë

KAVAJË– Makina e një efektivi policie ka marrë flakë dhe është djegur. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në qytetin e Kavajës, gjatë orëve të natës së kaluar.

Sipas njoftimit të policisë, mësohet se makina rezulton të jetë në pronësi të 45-vjeçarit me inicialet SH.B., efektiv pranë komisariatit të policisë në Kavajë.

Ai e kishte parkuar në lagjen nr,5 në Kavajë, në momentin kur mjeri ka marrë flakë. Kanë nisur hetimet për ngjarjen, në mënyrë që përfundimet të tregojnë nëse bëhet fjalë për ngjarje aksidentale apo të qëllimshme. Nga zjarri ka vetëm dëme materiale.

Njoftimi i policisë: Më datë 25.05.2021, në Lagjen nr.5, Kavajë, është djegur mjeti në pronësi të  shtetasit Sh. B., 45 vjeç, ku ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet digjet makina e 45 vjecarit ne kavaje kavaje digjet makina e 45 vjecarit ne kavaje kavaje

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Maj 2021, 21:11

TIRANË– Ministria e Shëndetësisë ka reaguar pas skandalit të publikuar në emisionin “Stop” në Tv Klan ku u shfaq një audio e regjistruar nga momenti i dhun...