Bota

Integrimi i Maqedonisë së Veriut, presidenti bullgar: Duhet të kërkojnë dialog me ne fillimisht

25 Maj 2021, 17:06 Nga DOSJA
Integrimi i Maqedonisë së Veriut, presidenti bullgar: Duhet të

BRUKSEL– Integrimi evropian kërkon rezultate të qëndrueshme dhe të pakthyeshme në ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore në Ballkan, tha Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev të hënën gjatë takimit të tij në Bruksel me Presidenten e KE, Ursula von der Leyen dhe Kryeministrin e Portugalisë António Costa, Shefi i Presidencës së rradhës të Këshillit.

Takimi u iniciua nga von der Leyen dhe Costa përpara seancës së posaçme të Këshillit Evropian.

Sipas EP, fokusi kryesor i diskutimeve ishte në mundësitë për arritjen e progresit në marrëveshjen për kornizën negociuese dhe fillimin e bisedimeve të pranimit në BE me Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Procesi i zgjerimit të BE ka qenë një përparësi e politikës së jashtme Bullgare për mbi 10 vjet dhe është vendi ynë që është më i interesuar për përparimin e shpejtë të shtetit tonë më të afërt në Ballkan,” nënvizoi Presidenti i Bullgarisë.

Por ai specifikoi që përparimi në procesin e integrimit në BE duhet të bazohet në respektimin e të drejtave të njeriut dhe zbatimin e plotë të kritereve të Kopenhagës për anëtarësimin në BE.

Presidenti Bullgar theksoi nevojën e shembujve pozitivë në marrëdhëniet dypalëshe midis Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe të një dialogu të drejtpërdrejtë dhe të hapur dypalësh për zgjidhjen e problemeve.

Po, mbështetja e BE-së është e rëndësishme, por më e rëndësishme është përkrahje e Bullgarisë, dhe për të ndodhur kjo, duhet të ulemi në mënyrë të qetë në tryezë dhe sinqerisht të precizojmë problemet mes neve dhe si mund të zgjidhen”, tha Radev.

Presidenti Radev gjithashtu deklaroi se qeveria e përkohshme Bullgare është e gatshme të ndjekë një dialog aktiv me Republikën e Maqedonisë së Veriut në këtë drejtim, si dhe të diskutojë mundësitë për përshpejtimin e procesit të integrimit evropian.

Sipas tij, çdo vendim i mundshëm për të filluar negociatat e anëtarësimit në BE nga Republika e Maqedonisë së Veriut do të analizohet me kujdes dhe do të krahasohet me Deklaratën e Parlamentit Bullgar dhe Pozicionin Kuadër të Bullgarisë mbi Procesin e Zgjerimit dhe Stabilizimit dhe Asociimit të BE të Tetorit 2019.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota antónio costa integrimi i maqedonise ne be rumen radev ursula von der leyen antónio costa integrimi i maqedonise ne be rumen radev ursula von der leyen

Sondazh

Poll