Politike

KAS rrëzon kërkesën e PD-AN për Tiranën, bie poshtë edhe kërkesa e Boiken Abazit për marrjen e kamerave tek shkolla R

25 Maj 2021, 12:20 Nga DOSJA
KAS rrëzon kërkesën e PD-AN për Tiranën, bie

TIRANE- Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosi sot të rrëzojë kërkesën e koalicionit PD-AN për marrjen dhe administrimin e 19 provave shtesë për qarkun e Tiranës. Ledio Braho, relator i seancës deklaroi se KAS ka rrëzuar edhe kërkesën e Boiken Abazit për të verifikuar fletët e votimit për qarkun e Tiranës. Abazi kërkoi marrjen në dorëzim të kamerave në shkollën Arben Broci në Tiranë. KAS vendosi gjithashtu që në orën 17:00 të japë vendimin për pavlefshmërinë për Durrësin dhe Shkodrën.

“KAS pasi u tërhoq për vendimin në lidhje me provat e depozituara për këto kërkesa ankimore dhe për provat që të merren shtesë, vendosi që të administrojë të gjitha provat e depozituara nga palët ankimore se bashku me kërkesat ankimore dhe ato që u depozituan nga përfaqësuesi i PD-AN. Të rrëzojë kërkesën e kandidatit Bojken Abazi për të kryer ekspertizë për një sërë fletësh votimi për qarkun Tiranë. Të rrëzojë me shumicë votash  kërkesën e PD AN për kërkimin e 19 provave shtesë. Të rrëzoje më shumicë votash kërkesën e Bojken Abazit për administrimin e kamerave në shkollën ‘Arben Borci’ dhe të qendrës së votimit në këtë shkollë.

Në zbatim të nenit 36 të kodit zgjedhor pika dy, dy anëtarë të KAS kërkojnë që materiali që është këqyrja e  pajisjeve të identifikimit biometrik për qarkun Tiranë dhe të qarqeve të tjera të administrohen si provë. Kërkojmë që materialet filmike nga ora 18:50 derisa të ketë funksionuar kamera  në QV të pretenduar nga Bojken Abazi, po ashtu të administrohet si provë”, tha relatori i KAS. Ledio Braho.

Lajmi kryesor: VIDEO/ KAS rrëzon kërkesën e PD-AN për Tiranën, s’merret parasysh kërkesa e Abazit, më 17:00 vendoset për ankimimet e Durrësit dhe Shkodrës

(F.G/DOSJA.AL)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike boiken abazi kas 25 maj 2021 boiken abazi kas 25 maj 2021

Sondazh

Poll