Bota

Dalin rezultatet e zgjedhjeve në Indonezi, 6 të vdekur e 200 të plagosur

22 Maj 2019, 07:44 Nga DOSJA
Dalin rezultatet e zgjedhjeve në Indonezi, 6 të vdekur e 200 të

INDONEZI- Gjashtë persona kanë vdekur dhe mbi 200 të tjerë janë plagosur, shifra këto të përmendura nga guvernatori i Xhakartës, pasi grupe bandash janë përplasur me forcat e sigurisë dhe i vunë zjarrin një fjetoreje të policisë e makinave të tjera në kryeqytetin e Indonezisë, vetëm pak pas publikimit të rezultateve zyrtare zgjedhore, raportojnë mediet e huaja.

Zëdhënësi i policisë së shtetit, Dedi Prasetyo tha se protestat e organizuara nga mbështetës të një kandidati presidencial, që nuk mundi të fitonte, u kthyen në të dhunshme mbrëmjen e vonë të së martës dhe vijuan të tilla edhe gjatë natës. Policia njoftoi arrestimin e 20 “provokuesve”.

Guvernatori i Xhakartës, Anies Baswedan tha se 6 të vdekur dhe 200 të plagosur ishte bilanci i dhunës, ndërsa shtoi se ekspertë mjekoligjorë nëpër spitale po kryejnë hetime për të përcaktuar shkakun e vdekjes së tyre.

Në televizon u shfaqën protestuesit teksa hidhnin gurë, një fjetore policie në flakë dhe qindra policë të mbledhur për të zmbrapsur protestën në një zonë qendrore të qytetit. Një person raportohet të ketë vdekur pasi pësoi plagë nga një e shtënë arme gjatë përleshjeve.

Kryeqyteti ka qenë në një situatë të nderë përpara shpalljes zyrtare të rezultateve të zgjedhjeve presidenciale të prillit, të cilat konfirmuan këtë të martë presidentin në detyrë Joko Widodo për një tjetër mandat, pasi fitoi 55.5 për qind të votave.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 6 të vdekur dalin rezultatet e zgjedhjeve në indonezi 6 të vdekur dalin rezultatet e zgjedhjeve në indonezi

Sondazh

Poll

Bota 22 Maj 2019, 07:14

Një video me pasoja dramatike

Brenda një fundjave ndryshoi tërësisht situata e brendshme politike në Austri. Kancelari austriak, Sebastian Kurz, (ÖVP) i dha fund koalicionit me Partinë e Lir...