Bota

25 Maj 2021, 11:36 Nga DOSJA

SPANJË–  Policia spanjolle po heton vdekjen e një 39-vjeçari, trupi i të cilit u gjet brenda një statuje dinosauri.

Autoritetet u njoftuan pasi një burrë dhe djali i tij nuhatën një erë që buronte nga statuja e papier-mâché në Santa Coloma de Gramenet, një periferi e Barcelonës.

BBC shkruan se burri u afrua drejt statujës dhe më pas pa kufomën përmes një çarjeje. Policia tha se burri ishte raportuar i zhdukur nga familja e tij dhe nuk dyshohet për ndonjë vrasje. Tre skuadra të zjarrfikësve u thirrën në vendin e ngjarjes pasi u zbulua trupi dhe hapën statujën për të nxjerrë viktimën.

39-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, mësohet se ra brenda në statujë teksa tentoi të merrte telefonin e tij, të cilin e hodhi brenda statujës. Ai ka rënë brenda statujës dhe mbeti i bllokuar me kokë poshtë, në pamundësi për të thirrur për ndihmë. Autopsia e kufomës pritet të zbardhë shkakun e vdekjes.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota spanje trupi brenda dinozaurit spanje trupi brenda dinozaurit

Sondazh

Poll

Bota 25 Maj 2021, 10:45

Bosi i mafies akuza kundër qeverisë në Turqi

Një bos i dënuar i mafias, aktualisht i arratisur në Dubai, ka tronditur vendlindjen e tij Turqinë me një seri videosh që pretendojnë korrupsion dhe krime të tj...