Bota

Përfundon takimi Kurti-Haradinaj, kryetari i AAK-së: Në dialogun Kosovë-Serbi kërkojmë përfshirjen e SHBA-së

25 Maj 2021, 11:45 Nga DOSJA
Përfundon takimi Kurti-Haradinaj, kryetari i AAK-së: Në dialogun

KOSOVË- Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është shprehur se tema e bisedës së sotme me Kryeministrin Albin Kurti, ishte dialogu Kosovë-Serbi. Pas përfundimit të mbledhjes, Haradinaj u shpreh se në fillim të muajt maj, i ka dërguar një letër Kurtit, ku i ka shprehur pakënaqësitë e tij në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi. Ai tha se ka vënë re mungesën e një emisari nga SHBA për dialogun, dhe tha se duhet të ketë një përfaqësim të SHBA-së në dialog.       

“Tema ishte dialogu. Me datën 6 maj të këtij viti i kam dërguar një letër Kryeministrit dhe kam kërkuar një takim për çështjen e dialogut, ku i kemi shprehur disa nga shqetësimet tona për dialogun. Në takim kemi dëgjuar disa qëndrime të Kryeministrit rreth dialogut, njëkohësisht kam shprehur disa qëndrime por edhe shqetësime të Aleancës, rreth dialogut. Ajo që hetojmë është një mungesë e prezencës e SHBA-së në dialog. Mendojmë se kjo është situatë jo e mirë për Kosovën, e prish balansin e interesave të Kosovës në dialog. Do të ishte me dobi emërimi i një emisari për dialogun nga Amerika.  Do të ishte me dobi emërimi i një emisari për dialogun nga presidenti amerikan Joe Biden. Po e shohim se peshën kryesore në dialog e ka Lajçak, por që është nivel i ulët i përfaqësimit për agjendë, pra nuk janë liderët. Nuk shihet një agjendë e plotë”, tha ai.

Në lidhje me deklaratat e Kurtit, që Kosova të ulet në mënyrë të barabartë me Serbinë në tryezën e dialogut, tha se kjo nuk është e mundur, pasi Kosova ka luftuar për veten e saj, ndërsa Serbia duhet që të çlirohet nga kriminelët që e kanë kapur.  

“Hetojmë një lloj ikje prej faktit se Kosova ka bo luftë çlirimtare. UÇK e ka sjellë lirinë e vendit, e ndihmuar nga NATO dhe nuk mund të barazohen vendet e rajonit. Kosova nuk mundet me u barazua me Serbinë termi nuk është i drejtë. Termi i drejtë është që Serbia s’është demilitarizu, ka nevojë Serbia me u çliru prej kriminelëve të luftës,” u shpreh Haradinaj.

LAJMI KRYESOR: FOTOT/ Nis takimi, Haradinaj shkon në zyrën e Kurtit, do të flitet për dialogun Kosovë-Serbi, nesër do të takohet me Abdixhikun

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora albin kurti dialogu kosove-serbi kurti fton per bisedim liderat e opozites ramush haradinaj albin kurti dialogu kosove-serbi kurti fton per bisedim liderat e opozites ramush haradinaj

Sondazh

Poll

Bota 25 Maj 2021, 10:45

Bosi i mafies akuza kundër qeverisë në Turqi

Një bos i dënuar i mafias, aktualisht i arratisur në Dubai, ka tronditur vendlindjen e tij Turqinë me një seri videosh që pretendojnë korrupsion dhe krime të tj...

Bota 25 Maj 2021, 09:19

KOSOVË- Ministrja e Punëve të Jashtme në Kosovë, Donika Gërvalla është shprehur se ambasadorët e shkarkuar deri tani do të kenë kohë deri në gusht për të u...