Bota

Politikani i vjetër nga Kosova: Vuçiç do të njihte pavarsinë e Kosovës nëse do të merrte Republikën Srpsken  

25 Maj 2021, 11:37 Nga DOSJA
Politikani i vjetër nga Kosova: Vuçiç do të njihte

KOSOVË- Politikani jugosllavo-kosovar, Azem Vllasi, ka deklaruar se Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç do të njihte pavarësinë e Kosovës, nëse në këmbin do të merrte Republikën Srpsken. Në një intervistë për Kosovo Online, ai tha se BE-ja është vetëm një ndërmjetës për dialogun, ndërsa SHBA do të luajnë një rol të fort në dialogun me vendet. 

Në lidhje me “Non Paper-in”, ai ka thënë se dokumentet janë pa autor dhe se janë vetëm për të provokuar, ndërkohë që ka shtuar se ekzisteca e “Non Paper-it” është e dëmshme edhe për vetë serbët.  

“Këto dokumente janë provokim dhe ne në regjion lehtë ngjitemi për to, diçka pa autor pa adresë pa politikë serioze nuk duhet marr seriozisht, flitet për autonomi e në të vërtetë ideja është e ndarjes, kjo do ishte e dëmshme për vetë serbët në jug. Si mund të ketë autonomi për 30 mijë banorë e katër komuna, këto janë marrëzi. Kosova nuk do pranojë kurrë këtë dhe mund të ketë probleme e konflikte përsëri në dëm të serbëve”, tha Vllasi.

Në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi, ai ka thënë se të dy liderat nuk do të lëshojnë pe dhe do të akuzojnë njëra-tjetrën për mos dashje të kompromisit.

“Do bisedohet rreth vazhdimit, do konstatohen qëndrimet e palëve, pas takimit Kurti do flas për parimet dhe mos-lëshimin pe të Kosovës, ndërsa Vuçiç për presionet dhe mos-lejimin poshtërimit të Serbisë dhe do akuzojë Prishtinë se nuk do kompromis”, tha ai.

Ai u shpreh se Serbia nuk mund të ndikojë në statusin e Kosovës si shtet dhe se këtë “fasadë”, po e bën vetëm për të dëmtuar raportet fqinjësore.

“Nëse Serbia ka njohur të gjitha vendet e krijuar nga Jugosllavia përfshirë Malin e Zi, pse mos të njoh Kosovën. Aq më parë që Serbia nuk mund të ndikojë në statusin e Kosovës si shtet dhe këtë e bënë për inat dhe në dëm të raporteve fqinjësore. Për serbët do ishte shumë mirë raportet e mira fqinjësore mes Kosovës edhe Serbisë dhe në njohje insistojnë BE edhe ShBA. Nuk dihen pretendimet kur Vuçiq e di se Kosova është e pavarur bazuar edhe në qëndrimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Vuçiq vazhdimisht flet rreth kompromisit dhe nuk sqaron, çka mendon. Çfarë kompromisi,sipas cilave çështje edhe çka nënkupton. Ai me vetëdije nuk sqaron se pret ofertë rreth Srpska, që Serbia megjithatë të fitojë diçka dhe të heq dorë nga Kosova. Ndërsa në Kosovë dëshiron vetëm asociacion dhe eksterritorialitet për kishat”, tha Vllasi.

(I.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora azem vllasi dialogu kosove-serbi azem vllasi dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll

Bota 25 Maj 2021, 10:45

Bosi i mafies akuza kundër qeverisë në Turqi

Një bos i dënuar i mafias, aktualisht i arratisur në Dubai, ka tronditur vendlindjen e tij Turqinë me një seri videosh që pretendojnë korrupsion dhe krime të tj...

Bota 25 Maj 2021, 09:19

KOSOVË- Ministrja e Punëve të Jashtme në Kosovë, Donika Gërvalla është shprehur se ambasadorët e shkarkuar deri tani do të kenë kohë deri në gusht për të u...

Bota 25 Maj 2021, 08:41

MAQEDONI-Populli maqedonas feston sot ditën e vëllezërve “Kiril dhe Metodij’ të cilët sipas historisë sllavo-bullgare, janë krijuesit e alfabetit sllavo-bullgar...